E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuritë, ILDKP bën gati paditë për 22 zyrtarë

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) do të bëjë gati shumë shpejt dosjet për kallëzim penal në organin e Prokurorisë për "Refuzim për deklarim" të 22 subjekteve nga 70 zyrtarë, të gjobitur më 5 maj 2008 për "vonesë në deklarim". Kjo, nëse do të vazhdojnë të refuzojnë detyrimin ligjor për dorëzimin e deklaratës së pasurisë. Nga rakordimet e kryera në sektorin e pranimit të deklaratave në ILDKP deri ditën e djeshme (e mërkurë - 04.06.2008), rezulton se, pas marrjes së njoftimit për vendosjen e masës administrative nga Inspektorati i Lartë, 48 zyrtarë kanë dorëzuar formularin e deklaratës së interesave private. Ndërkohë që vetëm një subjekti i është revokuar masa administrative, pasi u ofruan prova ligjore, të cilat justifikojnë arsyet për vonesë në deklarim. 22 subjektet e tjerë, (19 prej të cilëve janë ende në funksion, ndërsa 3 që janë larguar pas periudhës që u takonte të deklaronin) duhet të deklarojnë edhe "pas largimit nga funksioni", por ende vazhdojnë të refuzojnë detyrimin ligjor. Po ashtu, nga rakordimet e kryera me Zyrën e Thesarit të Shtetit, rezulton se pjesa më e madhe e 70 zyrtarëve të gjobitur për "vonesë në deklarim" në fillim të muajit maj 2008, ende nuk e kanë likuiduar detyrimin financiar.

Të gjobiturit

Petraq Puleri A.K.K.P Drejtor 25000 Lekë

Krenar Ahmeti D.P.Policisë Shef Komisariati 25000 Lekë

Sokol Qehaja D.P.Policisë Drej. i Ars.Pol. 25000 Lekë

Ajet Zyberi D.P.Pol. Shef Komi.Skrapar. 25000 Lekë

Pushime Hyseni D.P.Tatimeve Insp.Kont.Vlorë 25000 Lekë

Miranda Roshi D.P.Tatimeve Insp.vler.Tiranë 25000 Lekë

Arben Tole D.P.Tatimeve Insp.Kont.Tiranë 25000 Lekë

Detar Hysi KKRT Anëtar Tiranë 25000 Lekë

Lavdrim Elezi Min.Shëndet. Dr.i Dr.Farma. 25000 Lekë

Fatmir Braka D.P.Radio-TVSH Anët.i Këshi. 25000 Lekë

Shkëlqim Hoxha Min. Financës Dr. i Përgj.Sher 25000 Lekë

Artur Çobo Sh.a Ujësjellës Kan.Dre. Fier 25000 Lekë

Taulant Zeneli Sh.a Ujësje. Kan.Dre.i Përgj. 25000 Lekë

Agim Qevanaj K.Q.Fier Kryetar Komune Levan 20000 Lekë

Arjan Dhimo K.Q.Korçë Kryetar Komune Çlirim 20000 Lekë

Gjergji Buzo K.Q.Korçë Kryetar Komune Trebinje 20000 Lekë

Vlash Gega K.Q.Lezhë Kryetar Komune Milot 20000 Lekë

Sokol Cubi K.Q.Shkodër Kryetar Komune Pult 20000 Lekë

Dritan Duka K.Q.Tiranë Kryetar Komune Shëngj. 20000 Lekë

Genc Drita K.Q.Tiranë Kryetar Komune Bërzhitë 20000 Lekë

Ismail Murtaj K.Q.Vlorë Kryetar Komune Markat 20000 Lekë

Ziso Lluci K.Q.Vlorë Kryetar Komune Finiq 20000 Lekë



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›