E Diel, 1 Nëntor 2026

Zafon: Të shkruash? është njësoj si të bësh një film"

Karlos Ruiz, (i lindur në
Barcelonë, më 1964-ën)
është një nga autorët
spanjollë më të shitur.
Pas suksesit të madh me librin
"Hija e erës" (10 milionë kopje të
shitura në gjithë botën), Zafon
sapo ka hedhur në treg një tjetër
libër, i cili titullohet "Loja e engjëllit".
Edhe pse kanë kaluar vetëm
43 ditë nga publikimi, duket se
edhe ky i fundit po ecën mbi gjurmët
e librit të parë. Me sa duket,
Karlos duhet të ketë bërë pakt me
djallin.
Pas suksesit të librit të
parë, pasioni për të shkuar
këtë roman, duhet të ketë
qenë i padurueshëm.
Sigurisht që pasion ka pasur,
por e vura re vetëm kur po i afrohesha
fundit. Gjithsesi, vinte nga
vetë procesi i të shkruarit. Të
them të drejtën kam vuajtur më
shumë me librat e parë sesa me
këtë, sepse ndieja se nuk ishte
ekzaktësisht ajo që kërkoja. Presionin
e shtova unë, ndërsa pjesa
tjetër janë faktorë të jashtëm që
më rrethojnë mua. Personazhi i
romanit nuk ka shumë lidhje me
mua. Më tepër ka të bëjë me perceptimin
e një personazhi publik
që e shpika unë, nuk ka shumë
lidhje me realitetin.
Protagonisti i romanit,
David Martin, mendon për
një botë letrare: "Nuk ka
dashur kurrë të jetë një nga
ata, të mbyllesh në shtëpizën
tënde". Ju si mendoni?
Mendoj se nuk ka asgjë në këtë
botë që mund të më interesojë,
për mua është ekzaktësisht si
mbledhja e një grupi miqsh për
një operetë. Nuk kam ndonjë interes
të veçantë, as për të mirë e
as për të keq për të krijuar grupe,
apo për të pirë një kafe. Kjo është
diçka tipike e kësaj bote. Çdo njeri
merr pjesë nëpër këto rituale për
nevojë, jo për kënaqësi. Autorët
marrin pjesë, sepse është një botë
ku duhet të mbijetosh, një punë
këtu, një tjetër atje; gjithçka që
thuhet në këtë kontekst është e
motivuar nga interesi, maskuar
nga parime të ndryshme. Kam pasur
fatin të rrëshqas nga e gjithë
kjo. E përsëris, në këtë botë hyhet
sepse nuk ekziston mundësi
tjetër, se kush zgjedhje tjetër nuk
hyn.
Në librin "Loja e engjëllit"
ka më shumë trillim, intrigë,
atmosferë gotike sesa
te "Hija e erës". Nga ky këndvështrim
duket një roman
më pak letrar... ishte një
zgjedhje e pavetëdijshme
për të garantuar suksesin
dhe të hidhnit tej presionin?
Në kontekstin spanjoll, pas romanit
"Hija e erës" vendosa të bëj
një libër ku luhet me zhanrin fantastik,
magjinë dhe gjithçka tjetër
ndoshta është vendimi më komercial
që mund të merrja. Di se
gjithçka që ka të bëjë me atë lloj
zhanri shihet me sy të keq në këtë
vend.
Duke lexuar veprën tuaj,
duket qartë se sa peshë ka
eksperienca si publicist dhe
skenarist kinematografik.
Eksperienca si skenarist po,
ndërsa ajo si publicist jo dhe aq.
Puna ime e parë ka qenë reklama.
Në atë kohë isha 19 ose 20 vjeç.
Fillimisht nisa si publicist, më pas
përfundova si drejtor artistik.
Mësova dhe fitoja shumë. Aty
mësova t‘i shihja gjuhën dhe
fjalët si një imazh. Është njësoj si
romancierët që fillimisht kanë
qenë gazetarë. Gjithsesi, ajo që ka
vërtet një impakt të fortë në veprën
time dhe që nuk thuhet kurrë
është puna ime në kinema.
Ndoshta kjo shpjegon
rrjedhshmërinë e prozës
suaj dhe mënyrën në të
cilën përcaktoni disa personazhe,
që përshkruhen
duke folur.
Ekzakt. Personazhet duhet të
shpjegohen përmes veprimeve
dhe fjalëve të tyre, jo me një fjali
boshe të shkruar shkel e shko në
një paragraf pafund. Ky është një
element shumë i rëndësishëm në
ndërtimin dramatik dhe këtu
jemi mësuar të mos bëjmë kësisoj
gjërash. Ajo që të trishton është
se rrëfimin profesional dhe të
hijshëm sot e gjen në serialet
televizive.
Letërsi elitare në televizion?
99 për qind e letërsisë më të
mirë që prodhohet sot, e letërsisë
elitare, me njerëz profesionalë,
pa pretendime, nuk është
pedante, nuk mban qëndrim
kundrejt atyre që nuk dinë të
ndërtojnë histori dhe personazhe
të vërteta, me fjalë të tjera
ata që dinë të shkruajnë, e gjen
në televizion ose kinema, por më
shumë në televizion. Sot njerëzit
ambiciozë, të zgjuar dhe të talentuar
praktikisht nuk i dedikohen
më letërsisë. Letërsia është
shndërruar në një geto mediokriteti,
është e mërzitshme
dhe njerëzit e tërheqin zvarrë
me këmbë. Sot televizioni është
ekuivalentja e skuderisë së
Shekspirit. Karakteristika nis
duke filluar nga dialogu: një personazh
duhet ta bësh të dukshëm,
ta dëgjosh, fjalët e tij duhet
të shprehin gjithmonë aksion,
skena të projekton një lëvizje,
sheh si një personazh lëviz nëpër
sallë pa asnjë përshkrim, gjithçka
vjen nga ajo që thotë.
E pra e shihni ç‘ndryshim?
Lexuesi i vëren të gjitha këto?
Sigurisht, gjithë këtë lexuesit
e perceptojnë, sepse janë shumë
më përpara se recensioni zyrtar i
kritikës, ky bunker i viteve ‘70 që
ka mbetur i palëvizur dhe është
kapërcyer nga njerëzit. Sot çdo
lexues ka një kulturë kinematografike,
televizive ose fotografike.
Dimë të lexojmë shumë
gjëra.
Ǒlloj kinemaje ka
ndikuar te ju si shkrimtar?
Ajo që kam ndjekur kur isha
fëmijë dhe vinte nga Shtetet e
Bashkuara, ajo e brezit të ri, e
Spielberg, Lucas, DePalma, Coppola,
Scorcese. Gjithë filmat e këtyre
regjisorëve më formuan kur
isha 10-12 vjeç. Qëkur isha 4 vjeç
dëshiroja të bëhesha shkrimtar,
por kur pashë gjithë këto gjëra, u
çmenda.
Në librat tuaj asgjë s‘i
lihet rastësisë. Si i ndërtoni?
Mënyra ime e punës është
ndarë në disa rrugë. Fillimisht e
shkruaj tekstin njësoj sikur po bëj
një film, në tri faza. E para është
paraprodhimi, ku krijohet një
hartë a asaj që do të bëhet; por kur
nis punën, e kupton se do të ndryshosh
gjithçka. Më pas vijnë xhirimet.
Në këtë fazë duhet të bashkohen
të gjitha elementet me të
cilat do të xhirohet filmi. Megjithatë,
çdo gjë është më e ndërlikuar
dhe ka më shumë nivele nga ç‘e
kishe parashikuar. Kështu, pak e
nga pak duke shkruar sheh se po
futesh edhe më thellë dhe fillon
të ndryshosh gjërat.
Dhe arritëm te romani?
Në një farë mënyre po, por kjo
është faza ku filloj të pyes veten:
"Po sikur të ndryshoj drejtim, gjuhë
ose stil?". Këtu krijoj gërshetim
që për lexuesin duhet të jetë e
padukshme. Lexuesi duhet të lexojë
me shkathtësi, gjithçka duhet
t‘i duket shumë e thjeshtë. Por që
të jetë kështu, duhet të punosh
shumë.
Çdo personazh në romanet
tuaja ka një imazh spekulues.
Është diçka që më intereson
shumë në tregim. Gjithmonë kam
menduar se kushdo prej nesh do
të dëshironte të ishte në një version
që nuk mund të jemi. Në rrethana
të tjera do të kishim qenë
njerëz të ngjashëm; ndërsa në rrethana
ekstreme, persona radikalisht
të ndryshëm.
Çfarë kërkoni në Barcelonën
e viteve ‘20, në Barcelonën
e pasluftës? Përse nuk
i përshtatni librat tuaj në
Barcelonën e sotme?
Ajo që më intereson nga Barcelona
si skenar është periudha
që nis nga revolucioni industrial
te Lufta e Ftohtë. Që nga ajo kohë
në Barcelonë nuk ka ndodhur asgjë
e veçantë, nga asnjë këndvështrim
dhe prej disa vitesh e sot
gjithçka ka mbetur në nivelin
zero. Nuk kam ku të bazohem që
të shkruaj për Barcelonën e ditëve
të sotme.
Skenari është më i mirë
në Berlin apo Los Anxhelos,
çfarë do t‘u pëlqente?
Më pëlqen kinemaja, muzika
dhe tregimet. Në Spanjë jetojmë
në burokraci, duket sikur është
qeveria ajo që duhet të na thotë
se çfarë është kultura dhe kjo gjë
gjeneron mediokritet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›