Era dixhitale fryn dhe nga veriu
Këshilli Kombëtar i Radiove dhe Televizioneve dhe prezenca e OSBE-së mblodhën dje një mori propozimesh për dixhitalizimin e transmetimeve radio-televizive në Shqipëri nga rreth 30 media elektronike, që operojnë në zonat veriore të vendit. Në qytetin e Shkodrës u organizua konferenca e dytë "Shqipëria dixhitale -sfida e së ardhmes", ku u rrahën mendime mbi mënyrën dhe mjetet që duhen për të shndërruar në dixhitale, pajisjet aktuale të transmetimit nga mediat, kostot dhe problemet e tjera që lidhen me këtë proces nga përfaqësues të prefekturave, qarqeve dhe bashkive të Shkodrës, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës.
"Vjelja" e ideve dhe mendimeve nga vetë biznesmenët e medias elektronike, për mënyrën e dixhitalizimit të transmetimeve të sotme tokësore, brenda vitit 2012, siç synojnë të gjitha vendet evropiane, është një proces këshillimi publik më se serioz që ka filluar që nga muaji prill i këtij viti nga KKRT-ja dhe mbështetur nga OSBE-ja. Kryetarja e KKRT-së, Mesila Doda, vlerësoi mjaft pjesëmarrjen dhe angazhimin e operatorëve të zonës së veriut në këtë proces të ri, duke thënë:
"Këto kontribute do të jenë pjesë e një strategjie kombëtare, të plotë dhe gjithëpërfshirëse, e cila parashikohet të jetë efektive dhe të nisë nga zbatimi brenda muajit tetor 2008, duke përfshirë dhe eksperiencat e vendeve që janë përpara në këtë proces, edhe standardet dhe praktikat më të mira evropiane në këtë fushë". Dhe, nisur nga pjesëmarrja specifike në konferencë, znj.Doda nënvizoi idenë se "duke shfrytëzuar avantazhet që ofron kjo teknologji, operatorët e zonës, në marrëveshje dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin, mund të bëjnë të mundur mbështetjen e gjithë programeve ekzistuese analoge në platformën numerike lokale të Shkodrës, Dibrës apo Lezhës. Kjo jo vetëm do të lejojë zgjerimin e mbulimit e rrjedhimisht, audiencës së secilit nga operatorët aktualë, por do të përmirësojë rrënjësisht, cilësinë dhe sigurinë e transmetimeve", tha znj.Doda. Më pas, referuan specialistët juridike dhe teknikë, të cilët parashtruan strategjinë për procesin e dixhitalizimit të transmetimeve.