E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje Tirane jobindese mund Lacin simpatik

Tirana-Laci 2-0

Tirana fiton 2-0 ndaj Lacit ne Selman Stermasi dhe vazhdon ngjitjen. Duket se fatsjelles ka qene rikthimi i kapitenit Dejvis Mukaj. Ne minuten e 45-te te pjeses se pare ishte Pero Pejic ai qe i ka kaluar ne epersi bardheblute fale asistit te kapitenit pas nje loje te ekuilibruar dhe me raste te mira konkludimi edhe per miqte. Ne 45 minutat e dyta ne fushe eshte pare nje Tirane me e kujdesshme ndersa Laci shikon me shume nga sulmet ne kerkim te barazimit. Miqte nuk kane treguar qartesi dhe shenjestra e tyre ka qene per tu harruar ne rastet e krijuara. Rreth minutes se 60-te Laci mbetet me 10 lojtare pas kartonit te kuq per mbrojtesin Doku pas nje nderhyrjeje te ashper. Gjithsesi lacianet kane raste per te shenuar. Kur pritej qe ata te gjenin golin e barazimit jane ndeshkuar serish. Ne minuten e 89-te Malindi ka vulosur fitoren 2-0 te Tiranes qe nuk demonstroi loje por u tregua me pragmatiste. Mukaj ka bere keshtu debutim te suksesshem me ekipin ndersa ndeshjen tjeter pritet te debutoje Alban Bushi. Miqte shfaqen nje ekip simpatik me nje lojtar te shkelqyer ne radhet e tyre Selimin por vuajten ne fazen finalizuese ku Hysa e teproi me veprimet individuale qe i benin me te lexueshme aksionet per bardheblute te cilet me pas i kane neutralizuar me lehtesi ne shumicen e rasteve. Tri piket ruajne vazhdimesine e ngjitjes se Tiranes duke u pozicionuar keshtu ne vendin e 4-t te klasifikimit me 8 pike po aq sa edhe Elbasani i pesti por me golavarazh me te mire se verdheblute.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›