Tuma e Kamenices hapet muzeu natyror
Drejtori i Muzeut Arkeologjik te Korces Florenc Cenolli thote se tuma ilire e Kamenices do te jete e hapur per turistet brenda kesaj jave. Sipas tij muzeu i vetem natyror ne vend i cili u mbyll dy muaj me pare ne pikun e sezonit turistik do te jete i hapur duke nisur nga 29 shtatori Dita e Kombetare e Trashegimise Kulturore
Ne fillimin e muajit korrik lajmi se tuma ilire e Kamenices u mbyll u be publik ne media. Arsyet ishin nga me te ndryshmet. Fillonin nga ceshtje administrative per plotesimin e disa kritereve qe kerkohen per muzete natyrore mungesa e dokumentacionit perplasjet me tatim-taksat e Korces e deri te ankesat mes arkeologeve. Muzeu natyror i vetmi ne vend per nga madhesia e varrezes masive prehistorike me nje fond te pasur te zbulimeve arkeologjike dhe objekteve te rralla ne rrafshin ballkanik nuk eshte i vizitueshem per turistet. Heshtja eshte thyer pas thuajse dy muajsh. Pas mbylljes se muzeut natyror ne pikun e sezonit turistik drejtori i Muzeut Arkeologjik te Korces Florenc Cenolli me ne fund jep lajmin se shume shpejt tuma ilire e Kamenices do te jete e vizitueshme per turistet dhe te interesuarit. Kjo do te thote se kriteret per ruajtjen e ketij muzeu dhe per te plotesuar anen dokumentare te nevojshme ne bashkepunim me Komunen e Mollasit jane plotesuar. Ai tregon se nje grup pune nga Instituti i Monumenteve te Kultures ka pare nga afer gjendjen e muzeut dhe kushtet e mirembajtjes ndersa eshte njohur me problemet qe kane cuar ne mbylljen muzeut nga drejtuesit e tij. Megjithate sic konfirmohet nga drejtori i Muzeut Arkeologjik te Korces pasi situata eshte pare nga afer pritet qe muzeu natyror te nise se shpejti nga funksionimi dhe se gjasat jane te hapet kete jave. Cenolli thote se tuma e Kamenices do te jete e hapur duke nisur nga 29 shtatori Dita e Kombetare e Trashegimise Kulturore. Ai ben me dije se te gjitha objektet te cilat u hoqen nga muzeu per ti ruajtur jane vendosur serish ne objekt. Tuma e Kamenices eshte nje nga sitet me te medha arkeologjike. Per faktin se ajo eshte kthyer ne muze natyror duke qene pike e vizitueshme duhet te plotesonte disa kritere. Kjo coi ne mbylljen e perkohshme deri ne marrjen e masave per te plotesuar disa kritere qe me teper jane administrative per ruajtjen e vlerave te ketij objekti dhe per te vendosur nje bashkepunim me komunen ne territorin e se ciles ndodhet tuma e zbuluar nga kerkimet arkeologjike. Objektet te cilat u hoqen qe dy muaj me pare jane rikthyer ne muze dhe brenda kesaj jave do te hapet per te qene serish gati per turistet dhe vizitoret shprehet Florenc Cenolli. Per tu ruajtur pas mbylljes nga muzeu u zhvendosen edhe objektet e shumta arkeologjike si dhe skeletet njerezore qe jane gjetur ne varrezen masive. Ne tumen e Kamenices jane zbuluar nga germimet arkeologjike 395 varre mes te cilave edhe nje rast unikal ne bote ai i skeletit te nje nene me foshnjen ne bark. Tuma ilire e Kamenices ka permasat me te medha ne vend me diameter 74 metra ne gjatesi dhe 40 metra te gjere. Tuma konsiderohet nga arkeologet si nje kodervarr ku varret mbivendosen mbi njeri-tjetrin duke nisur nga nje varr qendror. Tuma e Kamenices eshte nje nga monumentet me perfaqesuese te prehistorise shqiptare dhe me gjere. Eumlshte monumenti me i madh ne llojin e vet zbuluar dhe studiuar deri tani ne vendin tone dhe mbart mbi vete nje histori te gjate rreth shtate shekujsh. Megjithate me shume se per vdekjen informacioni qe vilet prej ketij muzeu natyror hedh drite mbi jeten dinamizmin e marredhenieve shoqerore perparimin teknologjik kontaktet kulturore te ketij komuniteti prehistorik.