E Diel, 1 Nëntor 2026

Një agjendë globale me 7 miliardë njerëz

28-09-2011 / Nga Ban Ki Mun

Nё fund të muajit të ardhshëm, një fëmijë do të vijё nё jetё, qytetari i 7-tё miliard i  planetit Tokë. Ne kurrë nuk do të jemi nё dijeni tё rrethanave, në të cilat ai ose ajo ka lindur. Por ne e dimë shumё mirё se foshnja do të hyjë në një botë të ndryshimeve të madhe e të paparashikueshme; mjedisore, ekonomike, gjeopolitike, teknologjike, dhe demografike. Popullsia e botës është trefishuar, që nga krijimi i Kombeve e Bashkuara në vitin 1945. Dhe numri vazhdon tё jetё nё rritje, duke krijuar presione mbi: tokën, energjinë, ushqimin dhe ujin. Gjithashtu, ekonomia botërore është duke krijuar presione tё shumta si: papunësi në rritje, zgjerim nё pabarazinë sociale dhe shfaqjen e fuqive të reja ekonomike. Këto tendenca lidhnin fatin dhe të ardhmen e këtyre shtatë miliardë njerëzve si kurrë më parë. Asnjë komb s’mund të zgjidhë i vetëm sfidat e mëdha globale të shekullit  tё njëzet e një. Bashkëpunimi ndërkombëtar është një nevojë universale. Sesioni i 66-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-sё është një shans i dytё për vendet e botës;qё të lënë mënjanë interesat private e afatshkurtra dhe të angazhohen bashkërisht  për të trajtuar”çështjet” urgjente e thelbësore të njerëzimit, me pikëpamje afatgjata, tё cilat nuk mund tё presin mё. Në një kohë kur të gjitha kombet janë duke përjetuar sfida individuale, ne kemi nevojë për të krijuar një agjendë të përbashkët qё përfshin tё gjithë botёn, e cila mund të ndihmojnë për të siguruar që fëmija e shtatë bilion-tё dhe gjeneratat e ardhshme të rriten në një botë të karakterizuar nga paqja e qëndrueshme, prosperiteti, lirie dhe drejtësie. Për të ndihmuar nё krijimin e kësaj tё ardhme, unë mandatit tim të dytë si Sekretar i Përgjithshëm, jam duke e fokusuar në pesë domosdoshmëritë globale, një  mundësi pesë brezash, për të krijuar botën e nesërme nga vendimet e marra sot. Zhvillimi i qëndrueshëm është detyra mё thelbësore dhe mё urgjente qё duhet tё ndërmarrim sot. Ne të gjithë duhet tё kuptojmë se shpëtimi i  planetin tonë, largimi i  njerëzve nga varfëria  dhe avancimi i rritjes ekonomike janë çështje qё duhet tё bashkëpunojnë për tё njëjtën kauzё. Ne duhet të lidhim “pikat” midis ndryshimit të klimës, mungesës sё ujit, mungesës sё energjisë, shëndetit global, sigurisë ushqimore dhe fuqizimit tё grave. Zgjidhja e njё problemi do tё funksionojë si zgjidhja e të gjitha problemeve. Në pesë vitet e ardhshme, ne duhet tё krijojmë një vizion të ri ekonomik, për një zhvillim të qëndrueshëm dhe të përparojmë drejt një konsensusi global mbi një marrëveshje të detyrueshme rreth problemeve tё ndryshimit tё klimës. Nxitja e rritjes ekonomike, realizimi i Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, si edhe kombinimi i fuqive nё luftën kundër ndryshimeve klimatike, do të varet nga krijimi i një sistem të ri energjie për shekullin e njëzet e një dhe do ta zgjerojë atë për çdo person në planet. Parandalimi nё  kuadër  tё një  bashkëpunimi ndërkombëtar është një mundësi e dytë për tё gjithë ne. Këtë vit, buxheti i përgjithshëm i OKB-sё për  paqeruajtjen, do arrijë njё total prej $ 8 miliardë. Thjesht mendojeni, se sa miliona mund tё kursenim duke shmangur konfliktet, duke pozicionuar  ndërmjetës politikё nё vend tё trupave ushtarakё. Ne e dimë shume mire sesi ta gjejmë këtë zgjidhje e tё arrijmë këtë rezultat. Rekordi ynë e provon këtë mё sё miri, duke rikujtuar arritjet tona në: Guinea, Kenia dhe nё Kirgistan. Domosdoshmëria dhe detyra jonё e tretё është ndërtimi i  një botë më të sigurt. Në këtë përpjekje, ne  duhet të jemi të guximshëm, tё ngrihemi në këmbë për demokraci, të drejtat e njeriut dhe paqe. Ky vit i përkiste një viti arritjesh tё mëdha  në rikthimin e sigurimin e tё  paqes, në Bregun e Fildishtë, Darfur, Egjipt, e gjetkë. Por e keqja qëndron tek urrejtja dhe gjakderdhja, tё cilat ende bllokojnë rrugën e vizionit tonë për paqe. Ne duhet tё fokusohemi nё Lindjen e Mesme,  duke u përpjekur tё thyejnë “bllokadën” e krijuar. Izraeli ka nevojë për siguri. Palestinezët meritojnë një shtet. Të dy duan paqe. Një marrëveshje e negociuar mirë edhe  mund të prodhoje rezultatet e shumëpritura dhe OKB-ja është platforma për një paqe të tillë .
Pra, edhe ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të nxitur qeverisjen demokratike në Irak, Afganistan, Republikën Demokratike të Kongos, dhe Sierra Leone. Dhe, në emër të të gjithë njerëzimit, ne do të vazhdojmë të nxisim çarmatimin bërthamor dhe mospërhapjen e armëve, në shërbim të realizimit të një botë pa armë bërthamore. Mundësia e katërt e mё e madhe  mbështet  vendet në tranzicion. Ngjarjet dramatike tё  këtij viti në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme kanё  frymëzuar njerëz nё mbarё botёn. Le të na ndihmojë kjo situatё për ta bërë Pranverën arabe një sezon tё vërtetë  shprese për të gjithë. Në Libi, ne jemi të vendosur tё krijojmë një mision të ri të OKB-sё, ne mbështetje të autoriteteve tё përkohshme tё vendit, në krijimin e një qeveri të re dhe të rendit ligjor, dhe tё gjitha kёto në përputhje me aspiratat e popullit të Libisë. Siria është një shqetësim i veçantë për ne. Për gjashtë muaj ne kemi parë një dhunё e një shtypje tё pamëshirshme kundrejt popullit libian. Qeveria ka premtuar në mënyrë të përsëritur, të ndërmarrë reforma dhe të dëgjojnë zërin e popullin tё saj. Por ky premtim  nuk është realizuar kurrë. Pra, ky ёshtё momenti pёr tё vepruar. Dhuna duhet të ndalet.
E fundit por jo më pak është e domosdoshme është angazhimi jonё me gratë e të rinjtë. Gratë “kanё nё dorё mё shumë se gjysmën e qiellit” dhe përfaqёsojnё njё potencial tё konsiderueshëm nё mbarё botёn. Ne kemi nevojë për angazhimin e tyre të plotë si  në biznes, qeverisje dhe nё shoqërinë civile. OKB-ja ka vendosur një prioritet të lartë për promovimin e grave në të gjitha nivelet e organizatës. Për herë të parë, këtë vit,  gratë e të OKB-se  po punojnë për të promovuar interesat dhe të drejtat e grave në mbarë botën. Shtatë miliardë njerëz i kanё sytё nga Kombet e Bashkuara për zgjidhje të sfidave të mëdha globale në botë. Ata i përkasin feve dhe prejardhjeve tё ndryshme, por ëndrrat dhe aspiratat e tyre janë tё përbashkëta. E ardhmja jonë globale varet nga bashkimi i këtyre talenteve  individuale dhe të drejtave universale, për një kauzë të përbashkët. Pra, le tё fillojë agjenda jonë e përbashkët.
Marrë nga project-syndicate.com

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›