E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama falënderon Egjiptin për mbrojtjen e ambasadës

Presidenti amerikan, Barack Obama falënderoi homologun e tij egjiptian për mbrojtjen e ambasadës në Kajro, gjatë protestave kundër filmit të prodhuar në SHBA, ku tallet Profeti Muhamed.

Rivali i Obamës për garën presidenciale, Mitt Romney, kërkoi një qëndrim më të ashpër kundër Egjiptit, pasi protestuesit arritën të kapërcejnë murin rrethues të ambasadës në Kajro dhe të heqin flamurin amerikan më 11 shtator. Policia e Egjiptit u përplas me protestuesit për shumë ditë dhe ndërtoi pengesa për të mos i lejuar t’i afrohen ambasadës.

Në një letër, Obama përsëriti faktin që Shtëpia e Bardhë e dënon filmin dhe shtoi se po sheh përpara për të punuar më shumë me Presidentin Mohamed Mursi, për të ndërtuar një “partneritet strategjik”.

Egjipti ka qenë një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara gjatë kohës që qeverisej nga Hosni Mubarak. Qeveria amerikane është e shqetësuar për numrin e madh të organizatave islamike, por vitin e kaluar hapi formalisht marrëdhënie me Vëllazërinë Myslimane, grupimin e fuqishëm politik që mbështeti zgjedhjen e Morsit si President.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›