Një album për rrëfimtarët e Korçës
Tani që po shkruaj këto radhë, pikërisht këtë të hënë, më 21 qershor 2009, në një nga sallat e bibliotekës "Thimi Mitko" të qytetit të Korçës, nën iniciativën e Këshillit të Qarkut, burrat e letrave, shkrimtarë e poetë, intelektualë janë mbledhur për të kumtuar botimin e disa librave të prozatorëve të kësaj treve dhe midis tyre edhe romanin e fundit të shkrimtarit Teodor Laço, "Mjegull", si dhe përmbledhjen e titulluar "Album", një përmbledhje me prozë të shkurtër nga shkrimtarë të kësaj treve. Si një prej 39 tregimtarëve në librin "Album" të përzgjedhur dhe përgatitur me mjaft finesë nga Kristaq Balli dhe si lëçitës i tërë krijimtarisë së Laços, që nga libri i parë me tregime e deri te romani "Mjegull", e kisha edhe unë një ftesë pjesëmarrjeje në këtë event kulturor në Korçë. Sigurisht mbrëmjes së freskët dhe serenatave, por më shumë se këto, të jetuarit kaq larg ndaj kësaj veprimtarie kulturore më shtyu të shkruaja këtë artikull, gjë që të fut në atmosferën e mbrëmjes kulturore që zhvillohet tash në këto çaste atje.
Dy fjalë për "Albumin"
Nuk e teproj po të them se është një nga punët më të mira që është bërë ndonjëherë me përzgjedhjen dhe botimin e një zhanri letrar siç është proza e shkurtër me 39 autorë korçarë dhe ku padyshim oscilacionet e dyzimet e përzgjedhjes bëhen ndonjëherë të tilla sa vetë njeriun që merr përsipër këtë ndërmarrje të guximshme e vë në dilemën e heqjes dorë prej saj, edhe atëherë kur ke bërë një punë më shumë se gjysma, apo e bën të ngrihet mbi vogëlsirat duke ecur përpara me guxim deri sa libri të shohë dritën e botimit.
Sigurisht vështirësia e parë haset tek autorët që do të bien në pjesë për t‘i përzgjedhur. E këtu përfaqësimi sa më dinjitoz në një të tërë nuk është meritë e tyre, por e përzgjedhësit. Dhe në këtë pikë përzgjedhësi Kristaq Balli ia ka dalë me mjaft sukses. Të përfaqësuar që nga Gramenoja e deri te më i riu Rusi (thjesht nga mosha), tregon se autori ka bërë një punë kolosale.
Pastaj, te gjithsecili duhet të rroket ajo që është më përfaqësuese dhe njëherazi edhe në një sinkron të harmonishëm me tërësinë e librit, pasi tematikat, stili gjuha e sa e sa elemente të tjera, duke qenë në një libër të vetëm duhet të përbëjnë dhe përbëjnë në të vërtetë atë muzikë që shoqëron një dasmë për gjatë gjithë kohës fillim-mbarim.
Por a ka ndonjë qejfmbetje në këto dy elemente përbërëse të "Albumit", që tashmë është i pagëzuar me emrin e Kristaq Ballit.
Sigurisht që ka. Sepse edhe në dasmë ka ndonjë qejfmbetur sa për të prishur syrin e keq.
Në tërësi "Albumi" i korçarëve, i parë në syrin e një studiuese, mund të sjellë shumë dhe të hapë një dritare të vlefshme, nga ku kushdo mund të shohë me kthjelltësi një pjesë të mirë të prozës së shkurtër shqipe. Nuk dua të bëj hamendësime sasiore, por mendoj se kjo prozë përfaqësuese e tridhjetë e nëntë autorëve (sigurisht ka edhe më shumë se kaq), është një gur themeli në historinë e letërsisë së këtij vendi.
Jo vetëm për mënyrën e të folurit toskërisht, për tematikat dhe ravijëzimet e larmishme në kohë qindravjeçare dhe mentalitete epokash të ndryshme, Grameno, Kuteli, Andoni, por kjo kakofoni e përzëshme të krijon përfytyrimin e një kulture që s‘paska qenë edhe shumë larg asaj perëndimore.
Sigurisht që një pjesë e autorëve të këtij libri ndodhen tashmë në Korçë dhe ndoshta janë në bisedë e sipër me njëri-tjetrin apo, siç ndodh në kësi rastesh, po shpalosin në një kafe gazmore planet e letërsisë së tyre të pritshme, në prozën e shkurtër prej sa ata i kanë dhënë lexuesit shqiptar më shumë se kushdo tjetër.
Romani "Mjegulla" e Teodor Laços, i cili gjithashtu është pjesë e këtij aktiviteti, vjen përpara lexuesit shqiptar me shijen e një mjegulle, ku shpesh të zë paniku apo të trishton kur gjendesh nën vellon e saj të hirtë, dhe herë-herë të lektis në ëndërrime të këndshme dhe dashurore, fshehur e mikluar prej saj.
Titull dhe thelb më të gjetur për ngjarjen e luftës italo-greke të 1939-1941 nuk mund të ketë.
Ai ka ardhur së brendshmi nga përsiatjet e ngjarjeve në këtë roman të mbetur gjatë në duart e autorit për gati më shumë se tridhjetë vite dhe sigurisht i retushuar së fundi.
I dashuruar dhe jo vetëm njëherë, me qytezën e tij të qytetëruar, Laço i vendos ngjarjet në Darsinin malor, ku dislokohen në pranverën e 39 forcat e batalionit italian, që presin urdhrin për të pushtuar Greqinë fqinje.
Një hamulli dhe avashllëk i një jete njerëzish që nuk dinë nga të orientohen. Thua se do fryjnë erëra të tjera?
Sigurisht, përderisa kemi një Albert Pramatar vendas që namatis dhe ndjek zakonet e pepinove italianë dhe, nga ana tjetër, edhe një Karapataq filo grek, jeta e burrave dhe e grave të qytezës do të jetë e mbushur me motivin e pritjes.
Romani është një dukuri e re për lexuesin, por gjykoj se e tillë ka qenë edhe për vetë shkrimtarin. Nisur nga korniza e një romani historik, pasi ngjarja është e tillë dhe kapitujt kronika që përdor autori me vërtetësinë e emrave, protagonistë, data, ngjarje, batalione dhe kohë reale, duket se do ta bëjnë autorin në kuadrin e letërsisë së tij të deritashme, edhe një romancier, kronikën dhe "Mjegullën", një roman historik.
Por, në të vërtetë jeta shoqërore, karakteret e spikatura të njerëzve, burra e gra, nuse e vajza, djem dhe pleq që lëvrojnë në roman, e kanë bërë autorin të mbetet besnik i romanit të tij psikologjik-shoqëror gjë që e ka provuar edhe në të shkuarën me shumë sukses.
Ngërthimi i kornizës historike me shtratin psikologjiko-shoqëror e kanë bërë romanin të fitojë dimensionet e një brezi a shoqërie njerëzore në luftë.
Ajo që do duhet të pranoj në këto radhë është fakti së Laço për herë të dytë në këto dhjetë vitet e fundit zbulon dhe hedh dritë me një kulturë të jashtëzakonshme prej shkrimtari të lidhur fort me fatet e vendit dhe historinë ashtu siç ka ndodhur, të sjellë fakte dhe dritëhije në librin me tregime "Trokitje në shpirt" në kapitullin kthimi i amerikanëve, për periudhën e viteve ‘50, dhe tani me luftën italo-greke të zhvilluar në frontin e verilindjes shqiptare.
Një trajtesë krejtësisht me mungesën e partizanëve me yll në ballë siç ka dashur ta manipulojë historia 50-vjeçare e komunizmit.
Një fat njerëzish që më shumë se njëherë e ndjenë veten të përfshirë në vorbullën e luftës për të vetmen arsye se ajo shtyn valët e saj sa nga njëra anë e te tjetra në trojet e tyre dhe asgjë tjetër.
Duket se lufta si e tillë diçka ka sjellë edhe për ta në Darsinin malor. Biseda pafund për fitues dhe humbës, tregtarë dhe varfanjakë që ndërrojnë portat sipas valëve të luftës, por që të gjithë me një fund të trazuar dhe herë-herë tragjik.
Kartëmonedha të zhvlerësuara, "me të cilat mund të mbushësh dyshekun" dhe kopetë e të imtave të përgjysmuara. Ca më keq për më të vobektët: jetë të shuara nga mizoria e luftës pa kursim.
Palë ndërluftuese që herë lëshojnë terren dhe herë kthehen fitimtarë, por gjithmonë të humbur.
Një përfshirje aktive e tyre dhe vetëm fundi bën bilancin e romanit. Që të kthen edhe njëherë në titull. Mjegull. Mjegull që davaritet në shpirtin e lexuesit për një kohë që fare pak paskemi ditur. Mjegull që mezi pret të ngresh kokën nga qielli dhe të kërkosh kthjelltësinë dhe ngrohtësinë e një delli kaltërosh që ta ka dhënë leximi i romanit më të ri i Laços.