Vodhi një dyqan me dhunë, arrestohet

Ngjarja ka ndodhur më datë 22 Maj 2011 në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, ku autori i dyshuar shtetasi Guxim Zhivani, 28 vjeç, i proceduar më parë, i maskuar dhe nën kërcënimin e një armë e dyshuar (lodër), ka hyrë dhe vjedhur më pas në dyqanin Apex, shumën e parave prej 350 000 lekësh. Në sajë të hetimit intesiv, u arrit kapja e tij, në afërsi të Urës së Babrroit në Tiranë.
Nga ana strukturave të hetimit, në ngarkim të tij, u kryhen veprimet proceduriale dhe materialet iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Vjedhjes me dhune”. S.Ll/Start/
2011-05-26 15:15