E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Policia punë të lavdërueshme në zgjedhje

“Profesionalizmi dhe përkushtimi që Policia e Shtetit tregoi gjatë përmbushjes së detyrës së tyre në këtë periudhë ishte i lavdërueshëm. Nuk ka pasur asnjë raportim për shkelje të ligjit apo aktivitete të tjera dëmtuese për asnjë oficer policie nga vëzhguesit afatgjatë apo afatshkurtër. Të gjithë vëzhguesit afatgjatë kanë përmendur dhe lëvduar marrëdhëniet shumë të mira me Drejtoritë Rajonale të Policisë.

Mesa duket, trajnimet e kryera për zgjedhjet nga ana e policisë në lidhje me detyrat e tyre, kanë qenë pjesë domethënëse e suksesit Tuaj” është shprehur Belagyi, njofton Policia e Shtetit.

Gjithashtu, eksperti Belagyi, në emër të OSBE/ODIHR dhe EOM,  ka shprehur një vlerësim të veçantë për Zv/Drejtorin e Përgjithshëm për Sigurinë Publike Muhamet Rrumbullaku, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe asistencën profesionale ofruar Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it gjatë gjithë procesit zgjedhor. /Start/

                                                                                             2011-05-26 15:20
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›