E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Një arratisje, por rruga është e gjatë”

Galiani

E quan një “arratisje” të vogël. Pikërisht kështu: “Çfarë arratisjeje... Jemi shumë larg”, thotë me buzëqeshjen e stampuar në fytyrë Adriano Galiani, administratori i deleguar i Milanit. Por pastaj bëhet serioz: “Kemi luajtur vetëm 16 ndeshje nga 38. Klasifikimi është i bukur, por rruga është e gjatë. Interi vjet i meritoi trofetë që fitoi, por ne duam të rikthehemi të fitojmë pas tre vitesh, siç ka thënë trajneri ynë. Jemi në garë për tërë kompeticionet: duam të fitojmë diçka. Trajneri Alegri është treguar i aftë, ka kërkuar disa zgjidhje dhe ka gjetur këtë formulë që më duket efikase, lojtarët bëjnë rotacion dhe rezultatet nuk ndryshojnë. Ibra më është dukur gjithnjë shumë i fortë, i mrekullueshëm. Ka fituar kaq shumë, sepse është një lojtar fitues, i fortë, i vendosur, që i meriton sukseset që ka pasur dhe shpresoj të ketë me ne”, tha Galiani, i cili nuk bëri asnjë premtim për merkaton.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›