E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE dhe KE: Shpejtoni me reformën zgjedhore

Tiranë- “Të shpejtohet për reformën zgjedhore”. Këtë ka kërkuar sot nga qeveria shqiptare OSBE dhe Komisioni Europian, duke theksuar se për këtë proces shumë të rëndësishëm nuk duhet humbur kohë.

Deklarata është bërë sot nga Komisioneri Europian Dirk Lange dhe ambasadori Robert Bosch, pas një vizite të tij në zyrat e gjendjes civile në Bashkinë Vorë, ku po aplikohet projekti i BE-së për modernizimin e regjistrit civil dhe sistemit të adresave.

"Megjithë ecurinë e punës së komisionit të posaçëm, misioni i tij duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, duke arritur në të njëjtën kohë dhe konsensusin më të gjerë të mundshëm midis aktorëve të interesuar"- është deklaruar sot.

Shumë rezerva janë shprehur edhe për draftin për kuotat gjinore në parlament, i cili sipas Bosch "nuk jep garanci për një pjesëmarrje të grave në Kuvend në nivelin 30%".

"Drafti parashikon që kuota për femrat të jetë në nivelin 30%. Por, për fat të keq, ky draft që është për momentin në diskutim nuk jep shanse sinjifikante për një numër të madh grash deputete në legjislaturën e ardhshme. I bëj thirrje të gjithë liderëve të politikës që të përpiqen t'iafrohen sa më shumë synimit për një pjesëmarrje të grave në parlament rreth 30%, sepse teksti që po diskutohet tani në tavolinë nuk jep asnjë lloj garancie të tillë", u shpreh kreu i OSBE-në në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›