E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një asteroid 3 km kalon pranë Tokës më 31 maj

LOS ANXHELOS-Nuk ka paqe në atsmoferën e Tokës. Asteroidi i quajtur 1998 QE2, i gjatë rreth tre kilometra, do të kalojë afër Tokës më 31 maj në orën 20:59 sipas Grinwichit (21:59 sipas orës sonë).

Ky shkëmb masiv fluturues është zbuluar para 15 vjetëve, por shkencëtarët nuk janë të sigurt se nga e ka ai prejardhjen.

“Mirëpo, sipërfaqja e këtij asteroidi është e mbuluar me një materie ngjitëse, të zezë, që mbase flet se bëhet fjalë për kometë që ka kaluar pranë Diellit”, tha Amy Mainzer nga laboratori i Kalifornisë, citon st gazeta Los Angeles Times.

Ajo ka shtuar që është e mundshme që vendi i prejardhjes mund të jetë edhe brezi i asteroideve ndërmjet planetëve Mars dhe Jupiter.

Astronomët planifikojnë që nga 30 maji e deri më 9 qershor të përcjellin me kujdes kalimin e këtij asteroidi pranë Tokës.

Më 31 maj asteroidi do të jetë në distancë prej rreth 6 milionë kilometrave larg Tokës, që është distancë afro 15 herë më e madhe se distanca ndërmjet Tokës dhe Hënës.

Shkencëtarët thanë se ‘nuk ka gjasa’ që asteroidi 1998 QE2 të godasë Tokën (kësaj here), kurse kalimi i ardhshëm i tij pranë planetit tonë do të ndodhë në vitin 2119, pra pas më shumës e 100 vjetëve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›