E Diel, 1 Nëntor 2026

Një avokat për biznesin, struktura e re në Tatime

Projekti Miratohet edhe Komiteti Konsultativ. Funksionet dhe qëllimi

Nëse deklarimi i të ardhurave ishte një plan që i takon të ardhmes, qeveria vendosi që dy projektet e reja t’i miratonte dje, në mbledhjes e radhës. Bëhet fjalë për Avokatin e Tatimpaguesve dhe Këshillin Konsultativ të Biznesit, reforma këto të kërkuara nga ndërkombëtarët dhe mbështetur me financimin e USAID. Avokati i Tatimpaguesve, që do të jetë i vendosur në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe do të ketë për mision e detyrë të mbrojë të drejtat e tatimpaguesve nga arbitraritetet e tatim-mbledhësve. Po kështu, edhe Këshilli Konsultativ Tatimor, do të shqyrtojë veprimtarinë tërësore, funksionimin e këtij sistemi, transparencën që ky sistem përdor në raport me tatimpaguesit. Duke vlerësuar faktin se ngritja e këtyre dy institucioneve kanë qenë objekt i diskutimit të gjerë me biznesin dhe qytetarët, Kryeministri Berisha ritheksoi se konsultimet e gjera me grupet e interesit dhe komunitetet janë një kusht i përhershëm për të gjitha nismat dhe vendimet e qeverisë.

“Asnjë ligj dhe asnjë vendim që i intereson një grupi, shtrese a komuniteti të caktuar, - tha Kryeministri - nuk mund të vijë në Këshillin e Ministrave pa u konsultuar më parë me ta. Ky duhet të jetë rregulli ynë. Ne këshillohemi me ta. Natyrisht, ne nuk mund të marrim përsipër të pasqyrojmë çdo mendim a dëshirë, por përpiqemi, sigurisht, të dëgjojmë sa më shumë dhe të gjejmë një rezultante sa më të përshtatshme për interesat e grupeve të interesit”.

Avokati i Tatimpaguesve do të ketë funksionin e evidentimin, klasifikimin dhe trajtimin e drejtё të çdo ankese, tё marrё nga tatimpaguesit, bashkëpunimin me Drejtorinё e Shёrbimit tё Tatimpaguesve, pёr tё promovuar rolin e avokatit tё tatimpaguesit nё mbrojtjen e tё drejtave tё tatimpaguesit dhe ndjekjen dhe trajtimin me korrektёsi të çdo rasti individual, dhe mbylljen e arkivimin e tyre vetёm pasi ankesat tё jenё trajtuar e zgjidhur nё pёrputhje me legjislacionin tatimor, dispozitat e Kodit tё Etikёs dhe udhёzimet e nxjerra nё zbatim tё dispozitave tё kёtij kreu. Po ashtu, avokati duhet të bashkёpunojë me Drejtorinё e Shёrbimit tё Tatimpaguesve, Drejtorinё e Trajnimit dhe drejtorinё e personelit me qëllim që nga përfundimet e nxjerra nga rastet e veçanta nё tё gjitha drejtoritё rajonale tatimore, tё garantohet mospёrsёritja e gabimeve, si dhe t’i bëjë propozime zëvendësdrejtorëve të pёrgjithshёm dhe koordinatorëve rajonalё tё DPT-sё, për masa administrative ndaj punonjёsve tё administratёs tatimore, tё cilёt kanё shkelur dispozitat e Kodit tё Sjelljes;
e) Referimin e rasteve tё veçanta Drejtorisё sё Investigimit tё Brendshёm ose Drejtorisё sё Investigimit Kriminal, nёse informacioni apo dokumentacioni i nxjerrё tregojnё se rasti nё fjalё kёrkon nisjen e procesit tё investigimit administrativ ose kriminal.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›