Nje axhende per te drejtat e njeriut
Nga Jimmy Carter, Ish-President i SHBA
Perparimi i te drejtave te njeriut neper bote ishte nje gur themeli i politikes se jashtme dhe lidershipit amerikan per dekada, deri ne sulmet e 11 Shtatorit 2001, kunder vendit tone.
Prej kesaj kohe, ndersa amerikanet vazhdonin te perkrahnin lirine dhe demokracine, praktikat abuzive te qeverise tone kane minuar lufterat per liri ne shume pjese te botes. Kur dolen ne drite abuzimet e medha ne Abu Ghraib dhe Guantanamo, SHBA humben mantelin e tyre si nje kampion i te drejtave te njeriut, duke eliminuar aftesine tone per te folur ne menyre te besueshme mbi nje teme, per te lene menjane kufizimin ose nxjerrjen e koncensioneve nga tiranet. Tragjikisht kane pasuar, masa shtypese globale kunder demokracise dhe aktivisteve te te drejtave te njeriut, te cilet tani jane objektiva te abuzimeve.
Perparimi i te drejtave te njeriut dhe demokracise eshte i domosdoshem per stabilitetin global dhe mund te arrihet vetem permes perpjekjeve, shpesh heroike, te individeve lokale, te cilet flasin hapur kunder padrejtesise dhe shtypjes, perpjekje te cilat SHBA duhet t'i udheheqin, jo t'i pengojne. Nese paralajmerimet e hershme te aktivisteve te te drejtave te njeriut do te ishin mbajtur parasysh dhe do te ishte mobilizuar ne kohe diplomacia e forte dhe nderhyrja, dhuna e tmerrshme, dhe ne disa raste e vazhdueshme ne Bosnje, Ruanda, rajonin e Darfurit ne Sudan dhe Republiken Demokratike te Kongos mund te ishin menjanuar.
Sot festojme 60 vjetorin e Deklarates Universale te te Drejtave te Njeriut. Me nje administrate te re dhe me nje vizion te ri ne Shtepine e Bardhe ne kemi mundesine per te levizur me guxim per te rivendosur autoritetin moral pas levizjes boterore te te drejtave te njeriut. Por hapi i pare duhet te merret brenda vendit.
Presidenti i zgjedhur Barak Obama ka premtuar te mbylle burgun e Guantanamos dhe ti jape fund tortures, kjo mund te jete realizuar permes urdhrave ekzekutive per te mbyllur burgun dhe duke perforcuar ndalimet ekzistuese kunder tortures nga cdo perfaqesues i SHBA, perfshire agjentet e FBI-se dhe CIA-s. Ndalimi i fshehte i njerezve ose mbajtja e pakufizuar dhe pa nje proces te duhur duhet te transferohet ne gjykatat tona, te cilat kane treguar kompetencen e tyre ndaj atyre te akuzuar per terrorizem. Me tej, nje komision i pavarur ekspertesh duhet te caktohet per te realizuar nje rishikim total te praktikave amerikane te lidhura me arrestimet e pajustifikuara, torturat, burgosjet sekrete, ndalimet e jashtezakonshme, braktisjen e habeas corpus dhe ceshtjet e lidhura me to. Duke pranuar para botes se edhe SHBA kane bere gabime do te na jape besueshmeri per "nje bashkim shume me perfekt" qe na ka hije - nje mesazh qe do te kishte tingellim ne mbare boten. Ne vazhdim, keto veprime do te na ndihmojne neve te rivendosim parimet e vendit tone dhe ti japim guxim te tjereve jashte te cilet duan standarde te larta morale per vete shoqerite e tyre.
Duke vendosur rregull ne shtepine e tyre, SHBA do te permiresonin autoritetin e tyre moral dhe te zoteroje jo vetem kapitalin politik por edhe kredibilitetin e nevojshem per tu angazhuar ne dialog bilateral te hapur por plote respekt ne mbrojtje te te drejtave te njeriut si qendrore per paqen dhe prosperitetin e botes. Mbrojtesit e te drejtave te njeriut ne mbare boten, konferenca vjetore e te cileve fillon ne Qendren Karter kete jave, jane duke pritur me padurim administraten Obama. Ne Pakistan, ata kerkojne ndihmen tone per te rivendosur shtetin e se drejtes qe ishte minuar kur SHBA mori anen e Pervez Musharafit ndersa ai dobesonte nje Gjykate te Larte te pavarur. Mbrojtesit e levizjes per demokraci ne Egjipt kerkojne nje qendrim te ashper te SHBA ne mbeshtetje te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe dhenien fund te abuzimeve ndaj kandidateve politike te opozites. Kudo ne Lindjen e Mesme, ka shprese se SHBA do te ecin ne menyre me agresive dhe me te qendrueshme per te ndihmuar per te orkestruar nje zgjidhje per konfliktin izraelito-palestinez, objektivi permes te cilit rajoni mat angazhimin amerikan kundrejt te drejtave te njeriut.
Ne Republiken Demokratike te Kongos te rrenuar nga lufterat, mbrojtesit e te drejtave te njeriut te kercenuar perdite shpresojne se SHBA do tu beje presion aleateve te saj ne Ruanda dhe Uganda per te terhequr mbeshtetjen e tyre nga forcat e aleateve te tyre te cilat vazhdojne te bejne kerdine atje. Te gjithe bien dakord se SHBA duhet te riingranohen me agjencite e OKB-se per te bere qe ky organizem te pajiset me mjete me efikase per te mbrojtur te drejtat e njeriut, duke e ditur se kjo duhet te jete nje perpjekje globale.
Zona e ndikimit moral te SHBA-se ka qene gjithnje e gjere. Presidenti yne i ardhshem ka nje mundesi te paprecedent per te udhehequr permes shembujve duke nxitur dhe mbeshtetur ata te cilet duan te arrijne lirine dhe te jete i ashper me ata te cilet duan te pengojne marshimin e lirise. Te gjithe amerikanet duhet t'i japin atij, mbeshtetje te plote.
THE WASHINGTON POST