E Diel, 1 Nëntor 2026

PROGRAMI I VËRTETË I RUSISË

Nga Mikheil Saakashvili, Presidenti i Gjeorgjise

Udheheqesit e NATO-s kete jave sinjalizuan se Gjeorgjia do ti bashkohet eventualisht NATO-s. Populli gjeorgjian e mirepriti kete si nje hap te rendesishem ne rikthimin e stabilitetit ne rajonin tone pas pushtimit te Gushtit nga ana e Rusise.

Qeveria ime eshte vecanerisht mirenjohese per mbeshtetjen nga ana e Britanise se Madhe te aspiratave per anetaresim te Gjeorgjise ne NATO, dhe per fjalet inkurajuese te Sekretarit te Jashtem Miliband mbi reformat tona ekonomike dhe politike. Si presidenti i Gjeorgjise, une do te bej gjithcka eshte e nevojshme per te plotesuar kerkesat e Aleances.

Ndersa ne pergatitemi per anetaresimin eventual, ne jemi te vendosur qe ngjarjet e veres se fundit ne Osetine e Jugut nuk do te na terheqin vemendjen nga reformat tona. Ne kemi qene teresisht te hapur me komunitetin nderkombetar mbi konfliktin dhe tashme eshte bere e qarte se ne akoma jemi te detyruar te sqarojme disa kritika te paverteta.

Qekur Rusia sulmoi Gjeorgjine ne muajin Gusht, komuniteti nderkombetar duket se eshte lidhur me ceshtjen se si filloi lufta: a vepruan ushtaraket gjeorgjiane ne menyre te papergjegjshme per te marre kontrollin e Tskhinvalit ne rajonin e Osetise se Jugut te Gjeorgjise? Kjo pyetje eshte vendosur ne qender ne nje shkalle te madhe nga nje fushate publicitare ruse prej miliona dollaresh e cila varet mbi raporte jo te plota, shume te njeanshme dhe mashtruese nga nje vezhgues ushtarak prej OSBE-se qe pretendon se Gjeorgjia u pergjigj ushtarakisht ne Osetine e Jugut pa nje provokacion te mjaftueshem nga Rusia. Gjykuar prej mbulimi mediatik i koheve te fundit, kjo fushate ka qene e suksesshme.

Duke u perqendruar mbi kete ceshtje largohet vemendja prej synimeve te Rusise, politikes zhurmemadhe te ndryshimit te regjimit e cila prej shume kohesh ka synuar te destabilizoje Gjeorgjine permes manipulimit etnik, duke penguar ne kete menyre demokracine tone permes ndalimit te zgjerimit te NATO-s. Per me teper, nuk eshte diskutuar kurre nese forcat tona hyjne ne Osetine e jugut. Une gjithmone kam pranuar hapur se kam urdheruar veprimet luftarake ne Osetine e jugut, ashtu sic do te kishte bere cdo udheheqes i pergjegjshem demokrat, dhe perderisa Kushtetuta e Gjeorgjise kerkonte prej meje qe ta beja kete ne mbrojtje te vendit tone.

Une e mora kete vendim pasi u ballafaqova me dy fakte. Se pari, Rusia kishte perqendruar qindra tanke dhe mijera ushtare ne kufirin midis Rusise dhe Gjeorgjise ne zonen e Osetise se Jugut. Ne kishim informacione te sakta nga sherbimet sekrete se ata ishin duke kaluar ne Gjeorgji, nje fakt qe me vone u konfirmua nga interceptimet telefonike te verifikuara prej The New York Times dhe te tjere, dhe nje fakt qe nuk eshte mohuar teresisht nga Rusia (Ne kishim paralajmeruar komunitetin nderkombetar si per dislokimet ushtarake ashtu edhe per hyrjen e mercenareve ne mengjesin e 7 Gushtit). Se dyti, per nje jave forcat ruse dhe aleatet e tyre u angazhuan ne varg provokacionesh vdekjeprurese, duke bombarduar fshatrat gjeorgjiane qe ishin nen kontrollin e qeverise sime me pjesen me te madhe te artilerise se vendosur ne Tskhinvali, shpesh brenda zonave te kontrolluara nga paqeruajtesit ruse. Vec kesaj, ne 7 Gusht, Rusia dhe aleatet e saj vrane disa paqeruajtes gjeorgjiane. Paqeruajtesit ruse dhe vezhguesit e OSBE-se pranuan se ata nuk ishin te afte te parandalonin sulmet vdekjeprurese. Ne te vertete, OSBE-ja u tregua e pafuqishme per te parandaluar ruset qe te ngrinin dy baza ilegale ushtarake brenda Osetise se Jugut gjate luftes se shkuar.

Pra ceshtja nuk eshte nese Gjeorgjia urdheroi sulmin ushtarak, perfshi edhe goditjen e pozicioneve te artilerise prej te cilave goditeshin fshatrat e kontrolluar nga qeveria jone. Po ne e beme. Ceshtja me sakte eshte: cili shtet demokratik do te kishte vepruar ne menyre te ndryshme nese qytetaret e tij do te ishin masakruar dhe territori i tij do te ishte pushtuar? Osetia e jugut dhe Abkhazia jane njohur nderkombetarisht si pjese e Gjeorgjise edhe disa zona brenda ketyre zonave te konfliktit ishin nen kontrollin qeveritar gjeorgjian perpara pushtimit rus. Ne luftuam per te zmbrapsur nje pushtim te huaj. Gjeorgjianet nuk kane bere asnje hap pertej territorit gjeorgjian.

Qeveria ime i ka kerkuar komunitetit nderkombetar te hape nje hetim te pavarur dhe te paanshem mbi origjinen e luftes. Une isha i pari qe e propozova kete ne 17 Gusht, duke qendruar ne krah te kancelares gjermane Anxhela Merkel ne Tbilisi. Ofrova te vija ne dispozicion cdo prove dhe cdo deshmitar. Rusia akoma nuk ka pranuar terma te tilla per hetimin.

Gjithashtu, te premten e kaluar une isha per disa ore perpara nje komisioni te ngritur nga Parlamenti gjeorgjian, drejtuar prej nje udheheqesi te opozites, per te hetuar mbi drejtimin e luftes. Kjo eshte hera e pare qe ndonje udheheqes nga kjo ane e botes, ka qene vezhguar drejtperdrejte ne televizion per vendimet e tija gjate luftes, nga nje hetim legjislativ. Une gjithashtu i kerkova cdo anetari te administrates sime dhe ushtarakeve te viheshin ne dispozicion te komisionit.

Prova reale e legjitimitetit te veprimeve te Rusise duhej te ishte mbeshtetur jo mbi ate, nese lidershipi i zgjedhur demokratikisht i Gjeorgjise erdhi ne mbrojtje te njerezve dhe vendit te vet, por mbi nje vleresim te pyetjeve te meposhtme.

Ishte Gjeorgjia ose Rusia (dhe aleatet e saj) qe:

Ndoqen aneksimin de facto te territorit sovran te nje shteti fqinj?

Pasaportat e leshuara ilegalisht per banoret e nje demokracie fqinje me qellim qe te krijohej nje pretekst per pushtim ( per "te mbrojtur qytetaret e saj")?

Dergimi i qindra tankeve dhe mijera ushtareve pertej kufijve te njohur nderkombetarisht te nje demokracie fqinje?

Nxitja e nje seri provokacionesh vdekjeprurese dhe sulmesh te hapura gjate shume muajve, duke shkaktuar edhe viktima civile?

Refuzimi per t'u angazhuar ne dialog bilateral kuptimplote mbi propozimet per paqe?

Bllokimi konstant i te gjitha perpjekjeve paqeruajtese nderkombetare?

Refuzimi per te ndjekur bisedime urgjente paqeje mbi Osetine e Jugut te organizuar nga BE dhe OSBE-ja ne fund te korrikut?

Kur kriza filloi te pershkallezohej, refuzoi te kishte ndonje kontakt domethenes? (Une u perpoqa te lidhem me z.Medvedev ne 6 dhe ne 7 Gusht, por ai i refuzoi thirrjet e mija).

Perpjekja per te mbuluar nje pushtim te planifikuar prej shume kohesh duke pretenduar, ne 8 Gusht, se Gjeorgjia kishte vrare 1400 civile dhe po kryente spastrim etnik, "faktet" u pergenjeshtruan me shpejtesi nga grupet per te drejtat e njeriut nderkombetare dhe ruse?

Refuzimi per te lejuar qe vezhguesit e BE-se te kishin akses te pakufizuar ne ato zona konflikti pasi kishin perfunduar luftimet, ndersa merreshin me spastrimin brutal etnik te gjeorgjianeve?

Keto jane pyetje te cilat kane nevoje per nje pergjigje. Fakti qe askush nuk mund te pergjigjet ne favor te Rusise, nenvizon rreziqet e renda te rikthimit te biznesit si zakonisht. Rusia e shikon Gjeorgjine si nje test. Nese pergjigjja nderkombetare nuk eshte e vendosur, Moska do te beje levizje te tjera per te korrigjuar harten e rajonit permes kercenimit ose forces. Pergjigjja me vendosmeri e qeverise Medvedev - Putin nuk nenkupton as izolimin as braktisjen e Rusise, ajo mund te arrihet ne bashkepunim mes angazhimit te vazhdueshem, dhe tregtise me Rusine. Por kjo kerkon mbajtjen ne llogari te Rusise. Moska duhet te respektoje angazhimet e saja sovrane dhe te terheqe plotesisht trupat e saja nga pozicionet e para-gushtit. Ajo duhet te lejoje akses te pakufizuar per monitoruesit e BE-se, dhe te aderoje ne konsensusin nderkombetar se keto territore jane gjeorgjiane. Hapa te tilla nuk jane luftedashese, ato thjesht jane rruga e domosdoshme per te frenuar nje regjim perandorak.

Ne te gjithe shpresojme se Rusia shpejt do te vendose t'i bashkohet komunitetit nderkombetar si nje partner i plote dhe bashkepunues. Ky do te ishte kontributi me i madh per stabilitetin e Gjeorgjise. Nderkohe, ne duhet te sigurohemi qe te mos sakrifikojme demokracite, (si Gjeorgjine) te cilat jane duke u perpjekur ta bejne kete pjese kritike te botes me te qendrueshme, te sigurt dhe te lire.

THE GUARDIAN


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›