Nje banese per me shume vota

Albin Kurti eshte nje personalitet qe ka sakrifikuar jo vetem per levizjen e tij por per te gjithe Kosoven. Ai e ka treguar kete dhe nuk ka nevoje per deshmi si kjo e fundit ne pasaporten e tij politike. Ato mund te sjellin vota momentale por jo ide e vizione per nje lider te se ardhmes
Nga Armand Shkullaku
Ndonese ne nje moshe jo shume te pershtatshme
Albin Kurti vendosi te kthehet e te jetoje me prinderit. Jo si nje zgjedhje
personale por si nje detyrim ndaj partise. Ai e shiti banesen e tij dhe 70
mije eurot e marra prej saj i derdhi ne arken e Vetevendosjes. Kjo levizje nuk
ka shume fonde per te perballuar fushaten elektorale dhe lideri vendosi perseri
te vetesakrifikohej.
Per hir te se vertetes karriera e Albin Kurtit ka kaluar nepermjet shume
sakrificave madje teper te renda e qe kane vene ne rrezik edhe vete jeten e
tij. Fale tyre ai eshte shnderruar ne simbol te nje qendrese te dinjitetshme.
Duke marre parasysh kontekstin aktual edhe akti i tij i fundit tenton te jete
nje sfide ndaj moralit te politikes kosovare. Ne nje kohe kur dhjetra politikane
po pasurohen brenda nates kur shume te tjere po blejne e regjistrojne banesa
me emra te tjere kur kryeministri po nderton nje shtepi goxha te madhe Albini
vendos te shese hapesiren e tij modeste. Dhe per cfare
Per ti ardhur ne ndihme levizjes se tij qe nuk disponon mjete financiare si
partite e medha per te perballuar fushaten. Ne nje kohe qe nje kaste
politikanesh po pasurohen nga politika lideri i Vetevendosjes po varferohet
per ti sherbyer ndershmerisht asaj. Morali nuk mund te gjeje shembull me te
mire. Kontrasti eshte i fuqishem nuk ka nevoje per shume komente dhe mund te
cilesohej fare mire nje goditje ne shenje. Nje goditje qe do te funksiononte
per mrekulli sikur... Sikur e gjitha kjo te mos kishte ndodhur ne kulm te
fushates elektorale.
Ose sikur te kishte ndodhur ne heshtje dhe pa reklamim ne publik.
Ndonese nevoja per ato para mund te kete qene e madhe dhe te supozojme se nuk
ka patur mundesi tjeter per ti siguruar i ndermarre ne keto rrethana akti i
Albin Kurtit bie ere populizmi te paster. Berja publike e kesaj sakrifice
sigurisht qe ka synime te qarta elektorale. Ajo krijon efekte tek shume njerez
qe jetojne ne kushte te varferise ekstreme dhe qe jane te revoltuar me
pasurimin e shpejte te nje grushti politikanesh qe po drejtojne vendin 10 vitet
e fundit. Por ajo le shije te keqe tek ajo pjese e opinionit qe metoda te tilla
si te heronjve kineze te shokut Mao i sheh te panevojshme aq me teper per nje
levizje si Vetevendosja. Kjo e fundit gezon nje simpati te gjere popullore pavaresisht
sa mund te perkthehet ne vota kjo.
Fakti qe Vetevendosja nuk ka qene kurre pjese e pushtetit apo e sistemit
politik ne Kosove qe ajo eshte ngritur mbi idealizmin dhe pasionin e qindra te
rinjve qe besojne ne nje kauze ia ka dhene asaj tashme nje pasaporte te
pastertise morale. do veprim i tepruar ne kete drejtim vetem e kalon sensin e
mases dhe e demton sinqeritetin e kesaj levizje. Askush nuk ka nevoje per nje
deshmi prej 70 mije eurosh per tu bindur se Vetevendosja nuk ka mjetet e duhura
financiare per tu ndeshur me partite e medha ne Kosove.
Nga ana tjeter sakrifica personale e Albin Kurtit nuk i shton asnje peshe
figures se tij morale dhe nuk e fuqizon me teper si nje lider popullor.
Perkundrazi ngre pikepyetje mbi sinqeritetin elektoral te gjestit te tij. A
duhej vertet ta shiste banesen Albini dhe nese po perse nuk e beri kete ne
heshtje pa percjellje mediatike A kishte mundesi te tjera Vetevendosja tani
qe ka edhe biznesmene ne listen e saj per ti siguruar ato para Sigurisht qe
po. Mund te ishte zgjedhur edhe heshtja ose te tjera mundesi per te perballuar
fushaten. Por eshte e qarte qe ne kete veprim te fundit lideri i Vetevendosjes
ka llogaritur me shume efektet zgjedhore se sa ato parimore. Me nje veprim
populist si ato lidereve te njohur qe ulen gju me gju me popullin ai ka
tentuar te preke ndjeshmerine dhe te fitoje simpatine e elektoratit. Mund te
jete nje taktike efikase por teper delikate sepse luhet ne kufijte e
ndershmerise politike. Dhe ndaj nje force politike qe kete ndershmeri e ka
asetin e saj me te vyer ndjeshmeria e publikut eshte teper e madhe. do teprim
do te provokonte efektin e kundert.
Albin Kurti eshte nje personalitet qe ka sakrifikuar jo vetem per levizjen e
tij por per te gjithe Kosoven. Ai e ka treguar kete dhe nuk ka nevoje per
deshmi si kjo e fundit ne pasaporten e tij politike. Ato mund te sjellin vota
momentale por jo ide e vizione per nje lider te se ardhmes. Nga Albin Kurti
njerezit presin te shtohen banesat ne Kosove e jo ta shohin ate pa banese.
Kjo vec simpatise apo dyshimit ne sinqeritetin e tij nuk do te sillte asnje
ndryshim ne jeten e tyre.