Kam shfrytezuar karrigen e Parlamentit

Kam shfrytezuar kete karrige qe me dha besimi i shumices se deputeteve per te ushtruar te gjithe influencen time per te bere te mundur nje axhende hektike dhe nje axhende qe na imponohej nga kushtet qe duhet te plotesonim. Ne fakt une mendoj se jo vetem kam ushtruar influencen kam shfrytezuar detyren qe mua ma jepte Rregullorja dhe Kushtetuta qe sa here qe kryetaret e grupeve parlamentare nuk binin dakord per axhenden une e kam hartuar. Kam shfrytezuar te gjitha detyrimet qe me jep Rregullorja e Kuvendit
Nga Jozefina Topalli
Kryetare e Kuvendit
Nuk ka vendim me te rendesishem se sa heqja e vizave Nuk ka enderr me te bukur per shqiptaret se sa te levizin te lire pertej kufijve te vendit tone pa u poshteruar pas ambasadave dhe pa u dridhur nga mungesa e mundesise per te shkruar e per te takuar familjaret e tyre.Por perpara te gjithe ketyre levizja e lire eshte ceshtje e te drejtave te njeriut. Levizja pa viza eshte dimension fondamental i lirise. Nuk je i lire nese nuk ke mundesi te shkosh e te shikosh vende te tjera.
Nuk mund tu flasim ne te rinjve per integrimin nese ata nuk integrohen realisht fizikisht duke prekur realitetin e Europes te Brukselit dhe te vendeve anetare te Bashkimit Europian.
E ne kete aspekt une dua te falenderoj te gjithe ata deputete shumicen e deputeteve te ketij vendi qe gjate nje viti e gjysme me perkushtim kane qendruar ketu me ore te tera kane punuar ne komisionet parlamentare kane diskutuar kane thirrur grupe interesi kane respektuar ligjin dhe kushtetuten dhe kane miratuar e votuar cdo ligj.
Une e di qe ne ndergjegjen tuaj brenda per brenda ju dhemb ne shpirt qe asnjehere nuk iu bashkuat mazhorances se deputeteve per tu bere pjese dhe per tiu thene femijeve tuaj se edhe une votova kete ligj per heqjen e vizave edhe une isha ne Parlament dhe votova Ligjin Antimafia qe ishte kusht per heqjen e vizave edhe une isha ne Parlament dhe votova per Ligjin per Policine Gjyqesore qe ishte kusht per heqjen e vizave edhe une isha ne Parlament per te votuar Ligjin e Antidiskriminimit sepse ishte detyra ime sepse ua kisha premtuar ju qytetare votues socialiste sepse donim qe te hiqnim per socialistet e demokratet ju nuk e keni bere kete ju keni humbur.
Keni humbur nje shans qe ne fakt e kishit. Nuk eshte gje e vogel te jesh perfaqesues ne Parlament te jesh nje nder 140 deputetet e Kuvendit te Shqiperise me nje mandat. Vitet kalojne edhe pak dhe po fillon kalimi ne pjesen e dyte te ketij mandati.
Mos mendoni se do jeni deputete te perhershem as une e as ju nuk jemi te perjetshem. Por persa kohe qe jemi te zgjedhur dhe na eshte dhene besimi pa dyshim qe duhet te kishit punuar per te shtypur nje buton per nje sekonde punen e tjeter e benin keta deputete punen tjeter e bente qeveria. Pese sekonda gjithsej per pese ligjet themelore te heqjes se vizave.
Po zoterinj deputete Kam shfrytezuar kete karrige qe me dha besimi i shumices se deputeteve per te ushtruar te gjithe influencen time per te bere te mundur nje axhende hektike dhe nje axhende qe na imponohej nga kushtet qe duhet te plotesonim.
Ne fakt une mendoj se jo vetem kam ushtruar influencen kam shfrytezuar detyren qe mua ma jepte Rregullorja dhe Kushtetuta qe sa here qe kryetaret e grupeve parlamentare nuk binin dakord per axhenden une e kam hartuar. Kam shfrytezuar te gjitha detyrimet qe me jep Rregullorja e Kuvendit.
Jo zoterinj deputete Genjeni kur thoni se kush eshte i akuzuari tregohuni te sinqerte. Pjesa themelore fondamentale arsyeja qenesore per te cilen ai raport flet per mosfunksionimin normal te Parlamentit sepse ju keni bojkotuar gjashte muaj. Po zoterinj deputete eshtja themelore per te cilen atakohet Parlamenti eshte sepse ju keni bojkotuar edhe votimin. Po zoterinj deputete obstruksionizmi qe perdoret gjate kesaj periudhe
Megjithate une perseri ne mendjen e ne shpirtin tim besoj se ju deshironit qe te ishit ketu per te votuar por nuk ju la ai. Dhe ju nuk e gjetet guximin.
Persa i takon vendimeve te Gjykates Kushtetuese ju jeni nje deputet i vjeter dhe ju e dini si funksionojne institucionet. Ne Parlamentin Europian si dhe ne Byrone e PE ka pasur disa vendime te Gjykates se Luksemburgut te cilat binin ne kundershtim me parimin e subsidiaritetit te cilin Parlamenti Europian e kishte shkelur dhe prandaj eshte Gjykata e Lukxemburgut.
Prandaj eshte ne Shqiperi Gjykata Kushtetuese qe ju thote e keni per detyre dhe nuk eshte ne zgjedhjen tuaj per te votuar. Keni nje vit e gjysme qe nuk pranoni te votoni ose me mire keni nje vit e gjysme qe pranoni urdhrin e Kryetarit per te mos zbatuar vendimin e Gjykates Kushtetuese.
Nese hoqem vizat kjo erdhi per shkak te qeverise te reformave te deputeteve qe votuan. Ishin ligje qe nuk kerkonin me shume se nje shumice te thjeshte. Nese nuk erdhi statusi kjo erdhi per shkakun tuaj sepse duheshin ligje qe kerkonin 3/5 e votave. Mosbashkimi i votave tuaja me shumicen e deputeteve beri te mundur qe te mos ishim se bashku me Malin e Zi.
Ju harroni te citoni ate qe pjesa me e rendesishme e thene edhe nga Komisioneri i cili u rekomandon institucioneve europiane hapjen e negociatave per Malin e zi dhe per Shqiperine ne momentin qe ju do te pranoni ti bashkengjiteni mazhorances per te votuar reformen zgjedhore qe nuk e pranoni per te votuar heqjen e imuniteteve qe nuk e pranoni qe kerkon 3/5 e votave per te votuar Gjykatat Administrative ligj qe e refuzuat ta votonit per te votuar ligjin per Administraten Civile edhe per kete nuk pranuat edhe ky ligj kerkonte 3/5 e votave.
Te gjitha keto i ka shkapet perplasur raporti mbi kryetarin tuaj