E Diel, 1 Nëntor 2026

Statusi i Rames

/ /

NgaLUCIANO BOCI

Pak dite me pare kryetari i opozites Edvin Rama kerkoi ne menyre pothuaj krejtesisht te papritur qe per hetimin parlamentar...

te zgjedhjeve te shkuara te mos kerkonte me hapjen e kutive te fleteve te votimit por vetem ato te materialeve zgjedhore. Te gjithe u habiten se si pas nje periudhe 15 mujore lajtmotivi dominant i te cilave ishin kutite kryetari socialist arriti ne qendrimin final per te hequr dore nga fletet e votimit nga objekti qe kishte qene kali i betejes ose thene me sakte gomari i betejes per Ramen qe diten e pare te bojkotit dhe protestave.
Por cila ishte ngjarja qe e coi Ramen ne kete vendim Te gjitha rruget te cojne ne Rome thote nje shprehje latine dhe te gjitha arsyetimet tona te cojne te statusi i vendit kandidat. Shtyrjen de jure te dhenies se statusit deri ne zgjidhjen e ngercit politik shtepia roze e konsideroi si suksesin me te madh te politikes se saj made in Nastradin dhe si nje lloj shperblimi per sakrificat e medha te bera neper dhe gjate rrugeve te Tiranes si nje lloj misioni te permbushur. Njekohesisht ajo u pa dhe u shijua artificialisht dhe si antidoda majtiste me e mire kunder suksesit te liberalizimit te vizave. Tek e fundit Rama dhe pasuesit e tij kishin me se te krenoheshin dhe te ngazelleheshin sepse kishin realizuar nje aspekt te ligesise sepse ne paranojen e tyre ata mendonin se na kishin shemtuar festen e lirise duke harruar ne kete rast funksionimin e parimit estetik te prishjes se harmonise i cili krijon efekte estetike me te arrira se dhe vete harmonia. Artikulimi i shtyrjes se statusit i paralajmeruar nga veprimet subversive antikushtetuese te vete lidershipit te PS-se nga mosvotimet me pahir te ligjeve jetike per te siguruar statusin nga njera ane dhe shuplaka e arsyes se kesaj shtyrje nga ana tjeter si dhe grushti i liberalizimit qe ai mori e shtyne mendjen e mbyllur te Rames te levize taktikisht dhe si i mbyturi qe kapet pas fijes se kashtes per te shpetuar nderin tashme te humbur i hodhi gjoja dorezen e duelit te ndershem a thua ka qene ndonjehere i ndershem maxhorances kur i kerkoi asaj vetem kutite e materialeve. Dhe duke lozur vazhdimisht rolin e naivit dhe viktimes ben sikur harron qe vazhdon te shkele Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor qe vazhdon te punoje intensivisht kunder interesave te shqiptareve. Duke ndjekur parimin kur ske pulen do hash sorren Rama po perpiqet qe ta perdore ate pak sukses te vetin te shtyrjes se statusit si nje arme te forte ne luften e tij te ardhshme politike ndaj maxhorances. Per te mjaftonte qe Shqiperise ti pengohej apo mohohej dicka qofte ky statusi i vendit kandidat apo liberalizimi dhe kushti i kutise se mbyllur ne mendjen dhe qellim e tij te mbrapshte e kishte plotesuar misionin e tij.
Nje syri te kujdesshem do ti bente pershtypje nje Edvin pothuaj ngazellues gjate konferences per shtyp diten qe Komiteti i Ministrave te Brendshem te BE-se vendosi heqjen e vizave me Shqiperine thua se ishte nje fitore e tij. Ai tregohej i kenaqur dhe gazplote kur kujtonte se edhe opozita kishte luajtur rolin e saj ne pershpejtimin realisht per ngadalesimin e ketij vendimi. Vetem pas tri ditesh do te kuptonim pse Rama ishte aq i kenaqur nje dite para se te deklarohej raporti i Komisionit Europian per Shqiperine lidhur me statusin. Ai bindi veten dhe disa prej te tijve se kishin fituar davane me statusin dhe se fajtoret tani ai do i shpallte publikisht sikurse kishte bere vete Ledi Makbeth. Dhe te nesermen kreu i opozites u tha shqiptareve se ne liberalizmin e vizave PS-ja kishte luajtur nje rol te domosdoshem ndersa ne shtyrjen e statusit pergjegjese ishte qeveria kurse opozita nuk kishte asnje faj. Por vete raporti na e thote shkoqur se arsyeja kryesore per kete vendim eshte kriza politike ne vend e prodhuar artificialisht plotesisht nga opozita qe ka sjelle si pasoje dhe mosfunksionimin e Parlamentit. Atehere kush e ushqen ngercin politik Pozita qe kerkon statusin e vendit kandidat apo opozita qe kerkonte dhe kerkon nje hetim parlamentar ne shkelje te rende te Kushtetutes dhe vendimeve te Gjykates Kushtetuese pozita qe ndjek vokacionin evropian te ketij kombi apo opozita qe kerkon protesta te dhunshme kunder rendit kushtetues e shtetit ligjor pozita qe kerkon te realizoje reformen zgjedhore apo opozita e cila insiston ne moszbatimin e Kodit Zgjedhor te shkruar me aq kujdes nga juristet e PS-se. Atehere perse kembengulej ne kete pike me nje pasion deri ne verberi per te quajtur antikushtetuese nje maxhorance qe nuk pranon te shkele Kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor Perse zoti Rama nuk u terhoq nga ajo pike qe te gjithe qe nga deputetet e vete kurajoze e deri tek partneret europiane i kishin thene se fletet e votimit ne nje hetim parlamentar dalin jashte juridiksionit te komisionit hetimor parlamentar
Dhe kjo terheqje u be vetem dy dite pasi ishte shtyre dhenia e statusit te vendit kandidat te Shqiperise Une thjesht pyes Shqiperise dhe shqiptareve mos valle u shkojne interesat deri tek zyra e kryetarit te Bashkise se Tiranes dhe Partise Socialiste Si eshte e mundur te hartohet nje skeme pengmarrjeje e tille kaq diabolike e cila mbi interesat e vogla personale per pushtet eshte e gatshme te hedhe ne ere nje aspirate te nje populli te tere Keto pikepyetje behen shume te cuditshme kur kujtojme se propozimi i hetimit te materialeve zgjedhore u dha qe ne muajin shkurt nga presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes zoti avushoglu dhe u refuzua kategorikisht po nga ky Rame. Deklarata e fundit e zotit Rama tregon edhe nje fakt tjeter se ai e ka ditur qe ne fillim se kerkesa per hetimin e fleteve ishte antikushtetuese por per aksion politik per te rimarre postin e kryetarit te derrmuar nga rezultati i zgjedhjeve te qershorit 2009 dhe per te mbajtur me oksigjen militantet por dhe ata qe e kishin ushqyer para dhe gjate fushates dhe qe prisnin te ndanin pushtetin me te vuri si kusht te pakthyeshem dhe te panegociueshem kutite e fleteve te votimit. Une pyes zotin Rama fare pergjigje do tu jepni atyre mijera protestuesve te cilet ne vape dhe ne te ftohte brenda dhe jashte cadres se cirkut te madh politik qe ngrite ne bulevard te ndoqen dhe u bashkuan me ty nen sloganet Pa hapur kutite nuk kthehemi ne Parlament Hap kutite ose largohu Hap kutite cliro vizat etj. Ne fakt vizat u cliruan kutite nuk mund te hapen sepse nuk te lejon shteti ligjor ndersa statusin ti arrite ta bllokosh me sukses perkohesisht. Dhe ketu ke vetem nje pergjigje per njerezit qe i rraskapite Te nderuar..... Ne ia dolem Ne PS arritem ta pengojme statusin Urra urra Vertet ia dolet. Vertet keni penguar statusin e vendit kandidat te Shqiperise por tek shqiptaret ke humbur perfundimisht statusin personal e te qenit lidership i opozites demokratike.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›