Pse mbeshtes masterplanin per Korcen
NgaPETER WILSON
Qyteti i Korces ka terhequr shume vemendje nder-kombetare njohje dhe...
...levdata per konkursin nderkombetar te vitit 2009 per qendren e qytetit. Si autor i idese fituese une do te deshiroja te shtoja edhe komplimentet e mia personale per kryetarin e Bashkise Niko Peleshi per nxitjen fillestare si dhe per administrimin e pergjegjshem dhe profesional te procedurave qe ndoqen konkursin.
Procedura pas konkurrimit eshte nje faze kritike. Ne Europe ndodh shpesh qe projekte spektakolare fitojne cmimin e pare
dhe pastaj zhduken per shkak te konfuzionit ne nivel politik apo administrativ. Kur diskutohet e ardhmja e qytetit perfundime te tilla jane per te ardhur keq dhe ne fakt jane tragjike. Ky nuk ishte rasti i Korces ku konceptet e konturuara ne konkurs per nje periudhe nentemujore jane studiuar me kujdes perputhur me kuadrin ligjor kombetar dhe lokal plotesuar ne elemente dhe kerkesa te specifike dhe formatuar per te perfunduar ne kater raporte teknikisht te sakte dhe menjehere te implementueshem.
Ne ne studion e Bolles - Uilson jemi tejet krenare per thellesine dhe cilesine me te cilen kemi arritur te konturojme te ardhmen e qytetit te Korces. Rezultati eshte i jashtezakonshem edhe kur e krahasojme me eksperiencat e tjera qe ne kemi si hartues masterplanesh te qendrave te tjera te zhvilluara urbane si Distrikti Monteluce ne Peruxhia Itali Christiansberg ne Kopenhagen Danimarke Kuartieri i ri kulturor ne Ammersfoort Holande apo Dresden Gjermani madje edhe krahasuar me masterplanin e hartuar nga ne per distriktin Falkenreid ne Hamburg i cili ka fituar edhe cmimin e vitit ne Gjermani per planifikimin urban.
Ne vijim te prezantimit tim publik ne Korce te masterplanit perfundimtar jam informuar se KRRT-ja e Bashkise Korce e ka shtyre aprovimin e dokumentacionit te masterplanit. Opinioni im eshte qe e ardhmja e qytetit te Korces si dhe mundesite per nje zhvillim urban te kontrolluar jane momentalisht ne rrezik. Ne rrezik per shkak te ekzistences se opinioneve te pasakta keqdashese dhe joprofesionale ne lidhje me masterplanin tone si dhe evolucionin qe ka pesuar ky masterplan. E ardhmja e Korces eshte gjithashtu ne rrezik edhe per shkak te thenieve te paverteta dhe keqdashese se procesi absolutisht normal i detajimit i cili ka vijuar pas konkursit perfaqeson nje devijim nga principet tona origjinale me te cilat e kemi fituar ne konkurs. Jam i lumtur si autor te shpall edhe njehere se kjo nuk ka ndodhur se te gjitha detajimet qe i jane bere variantit te konkursit perfaqesojne vendimet e mia vendime te marra profesionalisht te mbeshtetura ne shume vite eksperience ne planifikimin urban dhe te marra me qellimin e vetem per te arritur me te miren e mundshme per qytetin e Korces.
Te tilla keqinformime qe kane qarkulluar ne shtyp mund te sherbejne per interesa politike afatshkurtra. Ato kane penguar procesin normal te planifikimit urban dhe n.q.s lihen te pakorrigjuara do te kene pasoja tejet negative per zhvillimet e ardhshme te qytetit. Te tilla keqinformime do te shuajne madje edhe shkaterrojne plotesisht statusin aktual qe qyteti i Korces ka brenda Shqiperise por edhe nderkombetarisht si nje qytet model dhe i pergjegjshem ne drejtim te planifikimit urban.
Per arsyet e mesiperme dhe me qellimin e korrigjimit te keqinformimeve te siperpermendura e ndiej si detyrimin tim te pershkruaj me poshte evoluimin por edhe perputhshmerine e masterplanit perfundimtar me konceptet e projekt-idese fituese te konkursit.
5 Zona - 4 Raporte
Projekt-ideja e konkursit e ndante qendren e Korces ne 5 zona studimore
Sheshi i Katedrales - nje hapesire perfaqesuese per evente.
Sheshi i Teatrit - nje fokus i ri tregtar.
Bulevardi Shen Gjergji - nje zone kembesore.
Zona e Ligor Rembecit - nje zone mikse midis te rese dhe te vjetres.
Parku Vangjush Mio - i rritur ne permasa dhe me funksionin e zemres se gjelber brenda qytetit.
shte e nevojshme te rishpall principet analitike qe formonin projekt-idene tone fituese. shte gjithashtu e nevojshme te shpall kategorikisht se masterplani perfundimtar mbeshtetet absolutisht ne te njejtat principe te analizes se pese zonave.
Tri zonat e para jane projektuar me shume detaje secila e paraqitur si nje raport i vecante. Keto tri raporte japin informacion teknik shume te detajuar ne lidhje me zonimin funksional rrjetin rrugor materialet per shtrimin e rrugeve dhe trotuareve profilet terthore e gjatesore te rrugeve e zonave kembesore dhe gjithashtu edhe nje katalog te objekteve per mobilimin urban apo ndricimin publik. Te gjitha ne perputhje me parimet origjinale te konkurrimit dhe te gjitha te detajuara ne nje nivel te tille qe do te mundesonte nje implementim te shpejte sapo te perfundonte procedura e miratimit.
Te tre raportet qe permenda me siper sigurojne nje rrjet hapesirash publike te cilesise se larte dhe bashkekohore te cilat do te ishin ne perfitim te te gjitheve dhe do te garantonin nje te ardhme dinjitoze per qytetin e Korces.
Keto tre raporte perfaqesojne 75 te masterplanit perfundimtar. Ndonese tejet te detajuara ato ne menyre te padiskutueshme mbeshteten respektojne dhe zgjerojne konceptet e planifikimit urban dhe hapesinor te shpallura ne projekt-idene fituese.
Raporti nr.4 - Planet e detajuara
Raporti i katert konsiston ne 30 faqe ku percaktohen principet per zhvillimin e ardhshem te te gjithe qendres se qytetit te Korces. Ai bazohet dhe eshte konform parimeve te shpallura ne projekt-idene fituese te konkursit. Raporti gjithashtu perfshin detajime si rezultat i konsultimeve te zgjeruara me perfaqesuesit e qytetit te Korces.
Nga eksperienca jone si fitues te me teper se 30 cmimeve nderkombetare dhe lokale ne konkurset e organizuara per planifikimin urban dhe arkitekturen kjo faze e detajimit dhe pershtatjes pas konkurrimit eshte e nevojshme dhe esenciale per perkthimin e vizionit ne nje strategji planifikimi me cilesi te larte dhe te zbatueshme. Projekt-ideja jone e konkursit bazohej ne nje analize te situates aktuale historise dhe topografise. Projekt-idete dergohen bazuar ne nje permbledhje te detajuar por pa konsultimin direkt dhe pa opinionin e perfaqesuesve te qytetit. Masterplani i detajuar eshte rezultat i fazes vijuese te detajimit. Ai e sjell vizionin fillestar ne nje linje me nje game te madhe ceshtjesh si ligjore ashtu edhe te pronesise mbi token te cilat nuk mund te ishin pjese e procesit te konkurrimit.
Raporti i masterplanit perfundimtar konsiston ne analizen e situates aktuale zonimin funksional vendndodhjen e zonave qe do zhvillohen ne te ardhmen rrjetin rrugor levizjen e kembesoreve llojet e shtrimeve vendndodhjen e hapesirave te gjelbra ndricimin publik elementet hijezues dhe te ujit ne zonat publike zonimin vertikal etj.
Dy prej 5 zonave te permendura me siper parku Vangjush Mio dhe zona e Ligor Rembecit jane trajtuar brenda ketij raporti.
Zona qendrore dhe parku Vangjush Mio
Racionalizimi dhe reduktimi i trafikut qe kalon ne qendren e qytetit sic propozohej edhe ne projekt-ide krijon mundesine e nje zgjerimi te ketij parku ne drejtimin perendimor. Ky parim si dhe parimi tjeter i shiritave me bimesi te re me drejtim lindje-perendim eshte zhvilluar me tej ne raportin e detajuar. Ne variantin e projekt-idese ne sugjeronim heqjen e shkolles Themistokli Germenji dhe vendosjen e nje blloku banimi me forme trekendore. Ky opsion provoi te ishte jorealist dhe i demshem per qendren e qytetit sillte humbjen e nje shkolle . Per kete arsye shkolla ekzistuese u rifut ne masterplanin final. Shkolla tani eshte integruar brenda hapesires se parkut te zgjeruar dhe ka fituar hapesira te reja te gjelbra dhe sportive. shte ky nje ndryshim Po nje ndryshim per mire.
Ne projekt-ide pergjate kufirit te parkut parashikoheshin ambiente per bare. Ne ate kohe ne nuk ishim ne dijeni se ndertime te tilla te tipit kioske ne hapesirat e gjelbra ishin te ndaluara ligjerisht ne Shqiperi. Keto ndertime nuk jane me pjese e masterplanit perfundimtar. Keto funksione jane rialokuar tek ndertesat qe rrethojne parkun. Rezultati i ketij ndryshimi eshte perseri pozitiv nje rritje e hapesires se gjelber te vete parkut.
Masterplani perfundimtar synon gjithashtu te integroje te gjashte pallatet e ndodhura midis shkolles Themistokli Germenji dhe Rr. Edith Durham ne nje hapesire te gjelber te ngjashme me nje park. Projekt-ideja e konkursit parashikonte ndertimin e nje blloku pallatesh me 6 kate ndermjet bllokut ekzistues Rinia dhe Rr. Edith Durham. Kjo do te siguronte konturimin e qarte te rruges nje rritje te hapesires tregtare ne aksin komercial qe shkon drejt pazarit si dhe nje barriere mbrojtjeje per pallatet ekzistuese. Gjate konsultimeve me publikun banoret e bllokut ekzistues kerkuan nje zvogelim ne shkalle te nderteses se re qe propozohej ne Rr. Edith Durham . Masterplani perfundimtar duke marre parasysh kerkesen e tyre ka integruar nje ndertese te zvogeluar ndjeshem ne permasa se bashku me nje pergolate duke ruajtur parimin origjinal te konturimit te rruges.
Ky ndryshim demonstron qendrueshmerine e parimeve fillestare mbi te cilat ngrihej masterpani si dhe procesin demokratik te konsultimit me publikun. Ne menyre ironike ky ndryshim une besoj se u kerkua me force dhe u promovua nga ekzaktesisht te njejtat zera qe tani padrejtesisht na akuzojne ne per ndryshime te paprincipta te masterplanit.
Zona Ligor Rembeci
Kjo zone qendrore e ndodhur midis sheshit te Katedrales dhe parkut Vangjush Mio permban nje numer vilash historike shume prej tyre ne gjendje te keqe te mirembajtjes. Nje strategji planifikimi radikalisht konservatore do te insistonte ne ruajtjen dhe restaurimin e tyre dhe qe kjo zone te mbetej e ngrire per te kujtuar shkallen historike dhe karakterin e Korces. Nje strategji alternative e tregut te lire per kete zone qendrore do te fshinte te gjitha vilat ekzistuese per tu hapur rruge ndertimeve te reja te larta. Kjo polemike midis te rese apo te vjetres eshte ne fakt ceshtja me e madhe e planifikimit urban per shumicen e qyteteve shqiptare dhe te tjera.
Ne fazen e konkursit ne vendosem qe asnje prej ketyre ekstremeve nuk eshte i pranueshem. Ne vend te tyre ne ofruam nje strategji te cilen e quajtem me termin Strategjia Mix - nje miksim i shkalleve te ndryshme historikes dhe te rese. Ne iu referuam kesaj si Patchwork Quartier Kuartieri Mozaik i perbere nga ishuj zhvillimi te cilet harmonizojne ndertesat e reja me ato ekzistuese nje kompromis i perfitimit ekonomik te ndertesave te reja me pergjegjesine e ruajtjes se ndertesave te vjetra.
Duhet te theksohet se ky nuk eshte nje impostim nga lart-poshte i nje shablloni jofleksibel ndertimi kjo eshte me teper nje strategji operative nje proces dhe procedure qe kerkon negocim perfshirje dhe bashkepunim te pronareve individuale te pronave. Ky eshte nje proces thellesisht demokratik qe ne qofte se do te jete i suksesshem ne Korce do te siguronte nje model shume pozitiv per qytetet e tjera shqiptare dhe europiane.
Ne proceset planifikuese open-ended nuk mund te kete nje rezultat te vetem te paracaktuar. Procesi ne zhvillimin e tij varet nga fakti se cilet pronare deshirojne ti bashkohen atij. Kjo nenkupton qe forma finale e zones Ligor Rembeci duhet qe si rezultat i procesit te evoluoje pertej modelit i cili ilustrohet ne projekt-idene e masterplanit.
Masterplani perfundimtar specifikon rregullat e procesit duke percaktuar mundesite e bashkepunimit te pronareve te parcelave individuale per te formuar ishuj zhvillimi si dhe parametrat maksimale te ndertimit numrin e kateve dhe strategjine e parkimit per keto parcela zhvillimi. Pronaret individuale u konsultuan ashtu sic e kerkon edhe strategjia e zhvillimit gjate fazes se pergatitjes se masterplanit perfundimtar. Konkluzionet e ketyre konsultimeve cuan ne percaktimin e 15 ishujve per zhvillim. Ndermjet ketyre ishujve nje rrjet pasazhesh te con tek lokale dyqane pergola hijezuese dhe basene ujore ne brendesi te bllokut.
shte e kuptueshme se ata qe jane familjarizuar vetem me procese planifikuese te ngurta mund te zgjedhin ta keqinterpretojne kete proces. Une mund ti siguroj ata ashtu sic bej me audiencen time kur jap leksione ne auditore nderkombetare se procedura e ndjekur ne rastin e Korces ka qene shembullore dhe ne asnje rast nuk perfaqeson heqje dore nga vizioni yne i konkursit nderkombetar. Evolucioni nga vizioni i konkursit tek kater raportet perfundimtare te masterplanit te detajuar eshte ne fakt nje sukses i jashtezakonshem per te cilin qytetaret e Korces duhet te jene krenare dhe sapo procedurat e miratimit ne nivel lokal dhe kombetar te kene perfunduar ky masterplan do ti garantoje qytetit te Korces nje te ardhme te denje per te.
Arkitekt fitues i studios nderkombetare te arkitektures per qendren e qytetit te Korces