E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një bisedë me Henry Kissinger

14-04-2012 / Nga Stephen M. Walt (Foreign Policy)

Një ngjarje e rёndёsishme gjatë ditës së djeshme në Harvard ishte "Një bisedë me Henry Kissinger" në Teatrin Sanders. Ngjarja paraqiti  këtë burrë shteti 89-vjeçar që reflekton mbi  kohën e tij në Harvard, karrierën e tij në qeveri dhe marrëdhëniet e ardhshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, së bashku me tema të tjera. Bisedës me tё ju bashkuan edhe kolegët e mi Graham Allison, Joseph Nye dhe një studente e diplomuar nga Departamenti i Qeverisë Jessica Blankshain. Unë nuk do të përpiqem të pasqyroj tё tёrё bisedën por do nxjerr në pah disa momente qё mu duken mё interesantet. Së pari, në një moment Kissinger tha: Përgatitja më e mirë akademike për shërbimin qeveritar ishte trajnimi në filozofi, teori politike dhe histori. Në veçanti, ai argumentoi se trajnimi në teori politike na mësuan të mendojnë në një mënyrë të disiplinuar dhe rigoroze  dhe njohja e historisë është thelbësore për tё konceptuar një kontekst mё tё gjёrё politik, aty ku merren edhe vendimet. Sipas tij  argumentimi në histori shihet si thelbësor për të kuptuar pikëpamjet e njerëzve tё ndryshëm për botёn qё na rrethon, gjithashtu për të ditur diçka rreth limiteve tё mundshme. Unë e kam gjetur këtë vëzhgim shumё intrigues, për shkak se këto subjekte nuk janë ato qё shkollat e politikave publike në mënyrë tipike theksojnë edhe pse ata supozohet se po merren me përgatitjen e studentëve për karrierë, në shërbimin publik. Kurikulumi kanonik në politikat publike thekson ekonominë dhe statistikat (p.sh, Analiza e regresionit), të kombinuara ndonjëherë me trajnime gjenerike në "analizën e politikave publike" dhe institucione politike. Shkolla Kennedy (aty ku jap mësim), i kërkon studentëtёve tё MPP, të marrin një kurs bazë në etikë (i cili është  bazuar në filozofinë politike), por nuk ka asnjë kurs tё detyruar pёr lindёn e historise dhe  vit pas viti nё kuptoj se studentёt e mi e dinë gjithnjë e me pak në lidhje me këtë temë të rëndësishme. Në vend të kësaj, ato dynden në kurset për "udhëheqjen", sikur kjo cilësi ishte diçka qё mund të mësohet në shkollё, gjatё një ose dy semestrave. Unë do t`i kisha kërkuar me shumё dëshirë Kissinger-it tё na fliste hollësisht mbi  trajnimin nё ditët e sotme tё punonjësve publik që aspirojnë për mё shumё. Pas pyetjes nga Joe Nye, nëse kishte ndonjë vendim, tё cilin do tё donte mos ta kishte marrё kurrë (një pyetje që Kissinger kryesisht i shmangej), ai reflektoi mbi idenë qё mënyra e tij e tё menduarit kishte ndryshuar me kalimin e kohës. Ai vuri në dukje se që  ne momentin qё la shërbimin e qeverisë ai ka pasur shumë kohë për të lexuar dhe për të reflektuar dhe vuri ne dukje se kishte shumë gjëra në lidhje me botën që ai i kuptonte  më mirë tani se kur  shërbente në qeveri. Ai gjithashtu tha se  në disa prej gjykimeve të tij ai nuk kishte mё aq  shumё besim nё vetvete siç kishte pasur nё rininë e tij. Por theksoi se nuk ishte i sigurt nёse kjo urtësi e zgjuarsi e madhe do ta bënte atë një nga hartuesit mё tё mirё tё strategjive politike. Arsyeja, tha ai, është se duke qenë një nga hartuesit e politikave, kërkohet një ndjenjë e fuqishme  vetëbesimi, pikërisht sepse vendimet nuk janë “bardhё e zi” - ato janë 51/49 gjykime. Siç u shpreh edhe  ai, "Ju nuk merrni shpërblehet për dyshimet tuaja". Në këto rrethana guximi tё bën tё rrezikosh, por nё anën tjetër mund edhe të jetë një domosdoshmëri. Ajo qё ishte krejtësisht e parashikueshme, ishte se ngjarja u ndërpre për pak kohë nga një protestues vokal, i cili u largua shpejt nga salla. Një nga pyetjet gjatë Q dhe A, duke cituar një listë krimesh të supozuara nga Kissinger dhe duke përfunduar me pyetjen "Si mund të flini natën?" Unë e kuptoj se nga vijnё pyetje të tilla, por mendoj se kjo taktikë nuk është një mënyrë shumë efektive për tё bёrё një koment. Ndërprerja e tubimeve publike është një formë e fjalës së lirë dhe unë nuk do të përpiqem për ta ndaluar atë, por përvoja ime është ajo qё shfaqet pothuajse gjithmonë  kundërshtuese. Arsyeja është e thjeshtë: Kur dikush çohet dhe fillon me tё madhe akuzimet, si fillim ky reagim cenon mirësjelljen tonё dhe pothuajse gjithmonë e kthen turmën kundër protestuesit dhe ndaj personit që janë duke sulmuar. Një karrierё frymëzuese me pëlqen më shumë se çdo personi tjetër, por unë kam kuptuar se pyetja shkatërruese por e bёrё me “respekt” dhe synim, zakonisht bën më shumë dëm sesa denoncimet e apasionuara.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›