E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje e perlas makina. Vdes 37- vjecari

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një 37- vjecar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në afërsi të fshatit Stan-Karbunarë në Lushnje. Gjergji Kondakci ka qenë duke udhëtuar me bicikletë në kahun e kundërt kur është përlasur nga një automjet që nga forcat e policisë rrugore mendohet se ka qenë me shpejtësi të madhe. Përplasja ka qenë mjaft e fortë dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme 37- vjecarit. Duke përfituar nga errësira automjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Pasi ka kryer ekspertimin e viktimës dhe shkaqeve të aksidentit policia po punon per identifikimin e drejtuesit të automjetit që e shkaktoi atë.

Azhornuar së fundi ( e hënë , 04 korrik 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›