E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhi: 1 milion shqiptarë duan të jetojnë jashtë vendit

Rreth 1 milionë shqiptarë, nga 2.8 milionë të pyetur nga organizmi i njohur i sondazheve Gallup, do të donin të jetonin jashtë vendit të tyre. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni Robert Manchin, drejtor administrativ i Gallup, gjatë prezantimit të raportit më të fundit mbi Shqipërinë dhe prirjet e afrimit të saj me BE-në. Një pjesë e shqiptarëve mendojnë se ka mundësi më të mira jashtë vendit të tyre, por është rritur edhe pjesa e atyre që mendojnë se brenda vendit

mund të sigurohet e ardhmja, pohoi Mancin në fjalën e tij, duke saktësuar se kjo do të thotë se shumë njerëz edhe mund të lëvizin nga Shqipëria për të jetuar diku tjetër. Destinacioni kryesor i shqiptarëve, ku do tu pëlqente të jetonin, është Italia, aty ku ata do të donin të jetonin. Një numër i caktuar është edhe në Greqi e në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Britaninë e Madhe, shtoi ai më pas. Sipas tij, situata paraqitet më ndryshe në vendet e tjera të Ballkanit si Mali i Zi, Maqedonia apo Kosova, ku njerëzit nuk do të donin të largoheshin lehtë nga vendi i tyre, siç ndodh në Shqipëri. Në fund, përfaqësuesi i Gallup deklaroi se çështjet që shqetësojnë sot Shqipërinë, janë ekzistenca e shtetit ligjor, rendit dhe drejtësisë, duke ua hedhur fajin politikanëve të tyre dhe jo Bashkimit Evropian për ngecjen e reformave. Vetëm 17 % e shqiptarëve fajëson BE për mos liberalizimin e vizave për shembull, pjesa tjetër mendon se është për faj të politikës shqiptare. Pak a shumë si në Bosnjë, ku njerëzit janë edhe më të zhgënjyer me politikën vendase, përfundoi Manchin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›