E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si ta lexoje njeriu i thjeshte projektbuxhetin 2011

Te arrish te lexosh ne menyre profesionale dhe te plote nje projektbuxhet nuk eshte nje pune edhe aq e lehte. Vete dokumenti i projektbuxhetit eshte nje liber prej qindra faqesh shoqeruar me tabela grafike krahasime makroekonomike dhe analiza ekonometrike. Minimalisht kerkohet nje set njohurish bazike por gjithsesi nuk eshte edhe shkence raketash ndaj mendoj se cdo njeri i thjeshte i vemendshem ndaj politikes me njohurite me minimale ne fushen e financave publike dhe qe e perjeton ne menyre proaktive ngjarjen me te rendesishme financiare te vitit miratimin e buxhetit te vendit te tij mund ta beje lehtesisht ate duke ngritur 3-4 pyetje te thjeshta e duke u perpjekur tu pergjigjet atyre po ashtu thjesht e qarte. Te perpiqemi te shpjegojme pra se si duhet lexuar projektbuxheti 2011 e pare kjo lidhur ngushte edhe me premtimet elektorale qe forcat qeverisese u kane bere shqiptareve duke i vene perballe pritshmerite e njeriut te thjeshte i cili eshte njekohesisht edhe kontribuuesi kryesor i te hyrave publike por edhe perfituesi i sherbimeve dhe investimeve publike.

1. Premtimi per taksa te uleta dhe materializimi i tij ne projektbuxhet. A rriten taksat e mia

Nje nga premtimet e fushates se 2009-s nga ana e forces kryesore qeverisese ka qene ai i taksave te uleta per te gjithe duke tentuar cimentimin e takses se sheshte te prezantuar tashme si edhe zgjerimin edhe ne komponente te tjere drejt prezantimit te takses se sheshte komprehensive e nje synim te qarte qe kjo politike te gjeneroje pjesen e drejte e te ndershme te te hyrave publike prej rreth 28 leke ne cdo 100 leke prodhim te brendshem bruto. Po ashtu ne sherbim te kesaj politike per shkalle tatimore te uleta e mundesisht njetarifore eshte premtuar qe do te funksionoje nje sherbim tatimor i ndershem dhe i drejte qe nuk i nxjerr telashe te kota tatimpaguesit qe ofron avantazhet e teknologjise informative duke shmangur ne maksimum kontaktet me tatimpaguesit. Akuza e opozites ne kete fushe ka qene se nga ulja e taksave kane perfituar me se shumti individet e pasur dhe korporatat e medha duke harruar te thote se jane pikerisht individet e pasur te cilet nese u ngelen me shume para ne dore konsumojne me shume e investojne me shume dhe po ashtu te gjitha kursimet ne taksa prej korporatave perkthehen ne me shume investime me shume punesim e me shume mireqenie per te gjithe cka ne te dyja rastet do te thote edhe me shume taksa per buxhetin. Si eshte reflektuar ne buxhet ky premtim Mjafton te shohesh figuren 1 ne faqen 24 te projektbuxhetit dhe e kupton se qeveria nuk kerkon as me pak e as me shume nga ne si tatimpagues por vetem 271 leke per cdo 100 leke prodhim te brendshem bruto. Pra rreth 1 lek me pak sesa eshte targeti i shpallur publikisht prej saj. Qofte duke pare e analizuar kete shifer sintetike apo edhe ato ne nenzerat analitike te taksave e tatimeve eshte e qarte se pergjigjja e pyetjes nese rriten apo jo taksat e qytetarit te thjeshte eshte lsquoJo ne total ato ulen. Edhe politizimi i tejskajshem i opozites se prezantimi i TVSH 10 per barnat e medikamentet mjekesore do te rrise cmimet e tyre me bindje do te rezultoje i pavertete dhe ky do te jete nje nga rastet e rralla ne historine e taksimit kur prezantimi i nje takse indirekte jo vetem nuk do te rrise cmimet por perkundrazi do te ndihmoje ne uljen e tyre.

2. Premtimi per nje qeveri te vogel e pa shpenzime te teperta. Kostoja e qeverisjes me kushton me shume apo me pak per xhepin tim

Nje tjeter premtim i dhene per te dyten here radhazi nga forca qeverisese ka qene edhe ai i reduktimit te peshes se qeverisjes ne nje barre sa me te lehte per shpatullat e tatimpaguesit shqiptar. Nje nga zerat qe mund te merret ne analize per kete eshte ai i shpenzimeve te personelit. Shpenzimet e personelit ulen nga 54 leke per 100 leke prodhim te brendshem bruto ne 2010-n ne 52 leke ne 2011-n per te arritur ne nivelin me te ulet te mundshem prej 48 leke ne 2013-n. Kjo mund te konfirmohet duke shkuar te tabela 1 ne faqen 29. Pra qeveria ka vendosur qe nga 271 leke taksa qe une si tatimpagues paguaj vetem 52 leke do te perdoren per administraten per personelin dhe sigurimet shoqerore te tyre cka me jep nje shije te mire qe taksat e mia gjithmone e me shume po shkojne per investime e sherbime publike sesa per paga te burokracise e cila edhe ne numer sivjet peson nje ulje drastike per te arritur ne rreth 89 mije te punesuar. Pergjigjja qe qytetari i thjeshte mund ti jape pyetjes nese kushton me shume a me pak kostoja e qeverisjes ne 2011-n eshte e qarte qe eshte lsquoAjo kushton me pak.

3. Premtimi per nje shtet zemerdhembshur e solidar me individet ne nevoje. A do te perfitojne me shume a me pak te varfrit dhe te pamundurit

Nje tjeter premtim i konsoliduar edhe nga kompozimi i mazhorances me dy forca politike te pozicionuara ne skaje te ndryshme te spektrit politik ka qene ai i solidaritetit dhe dhembshurise sociale per njerezit ne nevoje. Ne projektbuxhet ne faqen 32 ne tabelen 3 gjejme se ndihma ekonomike pagesa e papunesise dhe kompensimet e ndryshme rriten nga rreth 18 miliarde leke ne 2009-n ne rreth 21 miliarde leke ne 2011-n per te arritur ne rreth 24 miliarde leke ne 2013-n dhe ndonese te krijohet ideja se rritja nuk eshte ne parametrat e pritur po te kemi parasysh se ky sektor eshte futur tashme ne nje reformim rrenjesor me fokus te vecante per te larguar nga skemat e perfitimit te gjithe ata individe qe nuk jane te titulluar per nje perfitim te tille atehere del se premtimi per te mos pasur ne fund te mandatit te dyte asnje individ me te ardhura poshte 2 ne dite eshte plotesisht i realizueshem dhe njekohesisht pergjigjja e pyetjes se shtruar ne nentitull eshte lsquoPo te varfrit dhe te pamundurit do te perfitojne me shume.

4. Premtimi per nje stok te borxhit ne reduktim te vazhdueshem. Eumlshte ky borxh nje gur i rende ne qafen e tatimpaguesve shqiptare

Qeveria synon te ule stokun e borxhit nga 5958 PBB ne 2009-n ne 54 ne vitin 2013 duke synuar te rrise maturimin e tij dhe te ule shkallet nominale te interesave te pagueshme dhe keto jane lajme te mira per shqiptaret. Nje target tejet ambicioz por gjithashtu plotesisht i realizueshem. Tjeter lajm i mire eshte qe kostoja e sherbimit te borxhit do te ulet vazhdimisht nder vite cka perkthehet ne me pak taksa te paguara nga qytetari shqiptar sot per borxhet e marra nga qeverite shqiptare per te ndertuar vepra kapitale te cilat do tu sherbejne disa brezave dhe eshte e natyrshme qe brezat e ardhshem jo vetem te shijojne rruget spitalet shkollat e ndertuara sot por edhe te kontribuojne me taksat e tyre neser per te shlyer borxhet qe prinderit e tyre po marrin sot per ndertimin e ketyre veprave. Pra shperndarja e peshes se borxhit ne me shume breza do te thote me pak kontribute per ne qe jetojme sot e me pak kontribute per ata qe ne sjellim ne jete sot e qe do kthehen ne kontribuues neser. Me keto sqarime qytetari shqiptar e ka te lehte te jape nje pergjigje edhe per pyetjen e ngritur ne nentitull e cila thote se borxhi eshte totalisht nen kontroll e ne ulje ne vijimesi e po ashtu edhe kostoja e sherbimit te tij.

5. Me shume rruge nacionale dhe rurale. A me duhet me pak apo me shume kohe per te levizur neper atdhe

Qeveria ka bere publike synimin e saj per te rritur investimet publike nga 54 e PBB-se ne 2010-n ne 61 e PBB-se ne 2011-n ose rreth 16 miliarde leke me shume. Ne listen e investimeve te perzgjedhura per tu financuar do te vazhdojne te jene projektet afatgjata te nisura tashme ne akset rrugore nacionale te vendit si edhe investimet strategjike per zhvillimin ekonomik dhe social te vendit ne rruget rurale te cilat do te materializojne edhe premtimet e mazhorances per nje infrastrukture bashkekohore si edhe ate te arritjes ne harkun kohor me te shkurter te mundshem te nje rruge nacionale prej qendres se komunes. Shume shpejt Shqiperia do te kete nje rrjet rrugor modern e funksional dhe viti 2011 ka kontributin e tij madhor ne arritjen e ketij synimi. Koha per tu shperngulur nga pika A ne ate B kudo qofshin ato do te vije duke u ulur ndjeshem sic do te ulen edhe shpenzimet per perballimin e kostove operacionale te transportit perfshi koston e karburantit amortizimit dhe mirembajtjes se mjeteve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›