E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një bursë për në Japoni

Shtetasit shqipëtarë tani do të kenë mundësi të studjojnë në Japoni.

Shtetasit shqipëtarë tani do të kenë mundësi të studjojnë në Japoni. Kjo bëhet e mundur në kuadër të “Programit të Bursave” që ofron qeveria Japoneze. Në kuadër të këtij programi, shtetasit shqipëtarë përfitojnë një bursë për studime pasuniversitare kërkimore për në universitetet e Japonisë për vitet akademike 2009-2011. Kandidati do të ketë mundësi të përcaktojë fushat e studimit sipas specialiteteve përkatëse. Në shkencat shoqërore dhe humanitare; letërsi, histori, estetikë, drejtësi, shkenca politike, ekonomik, tregti, pedagogji, psikologji, sociologji, muzikë dhe artet e bukura. Ndërsa në shkencat natyrore janë këto specialitete; shkenca të pastra ekzakte, inxhinjeri, bujqësi, peshkim, mjekësi, stomatologji, ekonomik, etj. Sfera e studimit për të cilën do të aplikohet  të jetë e njëjtë ose e lidhur  me degën për të cilën aplikanti ka mbaruar studimet. Aplikantët duhet të jenë nën moshën 35 vjeç dhe të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Kandidatët që janë të interesuar për këtë bursë të paraqiten pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për një informim më të hollësishëm dhe për të tërhequr formularët. Afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë është data 10 qershor 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›