E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edil-Al”, lideri shqiptar i ndërtimeve, prezantim dinjitoz në Vjenë

Në edicion, 326 ekspozues nga 27 vende të Europës. Shqipëria u prezantua me një stendë të veçantë

Ervin Koçi

Tregu i pasurive të paluajtshme, apo "Real Estate", sektori më i zhvilluar në botë, vazhdon të tërheqë gjithnjë e më shumë vëmendjen e kompanive të fuqishme për investime. Panairi i përvitshëm ndërkombëtar "Real Vienna", është shndërruar në një platformë në tregun e "Real Estate" dhe investimeve në vendet e Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Në edicionin e tretë të zhvilluar pak ditë më parë në kryeqytetin austriak, morën pjesë 326 ekspozues nga 27 vende të Europës. Kompania lider në fushën e ndërtimeve në Shqipëri, "Edil-Al", me prezencën e saj me një stendë të veçantë në këtë ngjarje të rëndësishme, rikonfirmoi seriozitetin dhe kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë dhe vazhdon të japë në zhvillimin e këtij sektori. Prezenca e "Edil-Al" në radhën e kompanive më prestigjioze nga e gjithë Europa, tërhoqi vëmendjen e vizitorëve dhe homologeve të saj pjesëmarrëse në panair. Kompania "Edil-Al" prezantoi projektet e saj më të reja turistike, komerciale dhe komplekset e mëdha rezidenciale. Panairi "Real Vienna" u konsiderua një sukses i vërtetë për kompaninë, e cila është e njohur në tregun ndërkombëtar për nivelin dhe cilësinë e ndërtimeve dhe të menaxhimit të tyre në nivel bashkëkohor.

Panairi

Nga datat 27-29 maj 2008 në Vjenë të Austrisë u zhvillua edicioni i tretë i “Real Viena 2008”, panairit ndërkombëtar për “Real-estate” dhe investitorë të huaj. Ky eveniment kishte si fokus zhvillimet shumë të shpejta në fushën e ndërtimit, “Real-estate” dhe investimeve sidomos në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Në këtë eveniment të rëndësishëm u paraqitën 326 ekspozues nga 27 vende të Europës, mbi 9.808 kompani pjesëmarrëse, si dhe blerës nga 50 shtete, ku temat kryesore pjesëmarrëse ishin: 1) Zhvilluesit e mëdhenj (developer) të hotelerive dhe resorteve, 2) Fonde zhvillimi dhe banka komerciale, 3) Studiot më të njohura të arkitekturës dhe projektimit urban, 4) Kompani për menaxhim të qendrave tregtare, 5) Ndërtues dhe zhvillues të të gjitha fushave komerciale, rezidenciale, infrastrukturore dhe të objekteve të rëndësisë së veçantë. Në këtë eveniment pati një interesim shumë të madh nga investitorë sidomos nga Gjermania, Austria dhe Anglia, të cilët e shohin Shqipërinë dhe kompanitë si “Edil-Al” si një mundësi shumë të mirë për bashkëpunime të frytshme në fushën e ndërtimit dhe investimit të projekteve madhore.

“Edil-Al”

Në këtë panair Shqipëria u përfaqësua nga Kompania prestigjioze në sektorin e ndërtimeve “Edil-Al”, e cila u prezantua me një stendë të veçantë në këtë eveniment, ku prezantoi në nivel ndërkombëtar projektet e saj më të reja turistike, komerciale dhe rezidenciale. Kjo kompani tashmë është e njohur në tregun ndërkombëtar për nivelin dhe cilësinë e ndërtimeve, gjithashtu dhe për menaxhimin e tyre në nivel bashkëkohor. Kompania “Edil-Al” ka spikatur midis gjithë pjesëmarrëseve të nivelit ndërkombëtar dhe duke pasur një sukses të vërtetë në tregun e huaj. Kompania lider në fushën e ndërtimeve në Shqipëri, “Edil-Al”, me prezencën e saj në këtë eveniment të rëndësishëm si për nga madhësia, ashtu edhe për nga roli që ka, rikonfirmoi edhe një herë seriozitetin dhe kontributin e vazhdueshëm që kjo kompani ka dhënë dhe vazhdon të japë në fushën e ndërtimeve. Përgjatë gjithë ditëve të zhvillimit të panairit, prezenca e “Edil Al” në radhën e kompanive më prestigjioze nga e gjithë Europa tërhoqi vëmendjen e vizitorëve dhe homologëve të saj pjesëmarrëse në këtë eveniment madhështor. Përmes takimeve dhe bisedave u shkëmbyen eksperienca si dhe u hodhën idetë për shtrirjen e mëtejshme të bashkëpunimit në të ardhmen.

“Real Vienna 2008”, një sukses në zhvillimin e ndërtimit europian

Panairi i sivjetshëm u mbyll me sukses dhe u shoqërua me disa rezultate të rëndësishme. Kështu, panairi pati një rritje 31 për qind në termat e ekspozuesve krahasuar me një vit më parë dhe një rritje të numrit total të pjesëmarrësve në 27 për qind. Duke komentuar panairin një prej menaxherëve dhe organizatorëve është shprehur se panairi i sivjetshëm ishte një sukses i shkëlqyer. “Real Vienna” tashmë është shndërruar në një platformë në tregun e real-estate dhe investimeve në vendet e Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Koncepti dhe drejtimi e kanë provuar më së miri këtë. Ka ende një kërkesë të lartë për pronat tregtare dhe industriale, po aq sa për projektet residenciale, individuale dhe ato të integruara”, - tha ai. “Real Vienna” ofron gjithçka brenda një hapësire. Në hapjen e parë “Real Vienna” pati rreth 5 500 pjesëmarrës, ndërsa në vitin e tretë të tij shifra arriti në 9 800. Numri më i madh i tyre vinte nga Rusia, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Ukraina, Hungaria, Sllovakia, Serbia, Bulgaria dhe Kroacia. Në themel të suksesit të këtij evenimenti është rëndësia që ai ka si një nyje gjeografike e aktiviteteve për anëtarët më të rinj të Komunitetit Europian dhe anëtarët që do të vijnë më vonë. Rreth 92 për qind e pjesëmarrësve në panair janë vendimmarrës ekzekutivë, ndajnë përgjegjësi ekzekutive ose kanë një kapacitet këshillues influencues në vendimmarrjet e kompanive.

6 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›