Një cirkuit i F1 rrugëve të Romës, Ekleston entuziast
Roma mund të jetë kryeqyteti i parë evropian që mund të ketë një Çmim të Madh të Formula 1. Objektivi është fiksuar për në 2011. Promotori i kësaj ideje sugjestionuese është Mauricio Flamini, ish-piloti i F2 dhe padron i botërorit të Superbike, përmes shoqërisë "Infront Motor Sports". Projekti e ka marrë "Po"-në e parë nga komuna. Kryetari i bashkisë, Xhani Alemano, ka ngarkuar senatorin Andrea Augelo për të bërë vlerësimet e para, mbi të gjitha për sa i përket anës së përfitimeve komerciale dhe financiare për qytetin. Qytetari i parë e shikon idenë si "shumë interesante". Për të organizuar një Çmim të Madh do të nevojiteshin më shumë se 100 milionë euro, edhe pse Flamini ka saktësuar se komunitetit nuk do t‘i kushtojë asgjë kjo sipërmarrje. Vendi ideal për cirkuitin do të ishte lagja Eur. Sikurse ka bërë të ditur "Corriere dello Sport", Flamini dy javë më parë ka pasur një takim kokë më kokë me bosin e F1, Berni Ekleston. Takimi është zhvilluar në Itali gjatë zhvillimit të një eventi motoristik "Wroom", që organizohej nga sponsori i Ferrarit dhe Dukatit. Me këtë rast, padroni i "Superbike" ka prezantuar një projekt shumë herë më të ndryshëm se ai që propozoi në 1985. Ekleston, për momentin, ka kërkuar kohë, sepse është i impenjuar në zgjidhjen e krizës delikate, që po godet botën e Formula 1. Por ideja për të parë të duelojnë Ferrari, MekLaren, BMW dhe Renault në Romë e ka bërë t‘i shkëlqejnë sytë. Sekretari Marko Ferrari ka konfirmuar se ka pasur bisedime rreh kësaj çështjeje me Flaminin.