Felps: Tërhiqem pas "Londër 2012"
Objektivi i tij janë Lojërat Olimpike "Londër 2012" dhe pas këtij evenimenti ka planifikuar t‘u thotë lamtumirë pishinave. Majkëll Felps, kampioni absolut i notit botëror dhe fitues i tetë medaljeve të arta në "Pekin 2008", deklaroi se do të tërhiqet pas katër vitesh. "Do të braktis notin dhe do t‘i përkushtohem jetës", tha amerikani, që deri më tani regjistron 14 fitore olimpike dhe 16 triumfe botërore. "Do të garoj për katër vitet e ardhshme, por tashmë noti nuk është prioriteti im i vetëm".