Nje dekade ndryshimesh kaotike
Konsultimet me sektorin jo-fitimprures lidhen me nevojat per rregullime ne kuadrin ligjor qe rregullon veprimtarine e tij
Nga Andi Dobrushi
Ka afro nje dekade qe kuadri ligjor per sektorin jo-fitimprures zhvillohet duke iu nenshtruar ndryshimeve dhe amendimeve te shpeshta perfshi ketu edhe regjimin fiskal.
Ndryshimet e bera gjate dy viteve te fundit dhe paqartesia ne zbatimin e tyre per shembull ceshtja e debatueshme e Tatimit mbi Vleren e Shtuar -TVSH vleresohen si zhvillime qe cenojne rolin dhe qendrueshmerine e sektorit si dhe aktivitetin e tij normal ne marredhenie me shtetin.
Ne vitin 2008 nisi nje perpjekje e organizuar e sektorit per te adresuar ceshtjen e TVSH-se mbi grantet duke perfshire ne procesin konsultues nepermjet nje grupi perfaqesues te sektorit jo-fitimprures Kryeministrin e vendit dhe agjencite donatore. Si rezultat i kesaj perpjekje u arrit qe ceshtja e TVSH-se mbi grantet te adresohej pjeserisht dhe ajo te behej pjese e nje diskutimi me te madh persa i perket vendit dhe nivelit qe duhet te zere ne veprimtarine e sektorit.
Ne vazhdimesi te ketyre perpjekjeve me mbeshtetjen e plote te Fondacionit Shoqeria e Hapur per Shqiperine Soros gjate muajit korrik 2010 u realizua nje takim i dyte midis Kryeministrit te vendit Drejtorit te Fondacionit Shoqeria e Hapur per Shqiperine dhe perfaqesuesve te sektorit ku u ra dakord per krijimin e nje grupi te perbashket pune.
Per te siguruar nje pjesemarrje sa me te gjere te sektorit jo-fitimprures ne kete proces Partneret Shqiperi ne partneritet me Fondacionin Shoqeria e Hapur per Shqiperine po ndermarrin nje seri konsultimesh me sektorin ne nivel vendi.
Qellimi eshte terheqja e problemeve te sektorit lidhur me situaten aktuale te kuadrit ligjor dhe fushat e nderhyrjes. Mendimet dhe shqetesimet e mbledhura do ti percillen grupit te punes per tu patur parasysh gjate punes per hartimin e propozimeve ligjore.
Si pjese e pare e ketij procesi konsultues do te organizohen gjate javeve ne
vijim gjashte workshope rajonale ne qytetet e Shkodres Korces Elbasanit
Gjirokastres Vlores Tiranes. Partneret Shqiperi do te informoje sipas rastit sektorin per
datat e
takimeve rajonale.
Ky proces konsultues me sektorin do te jete nje proces i hapur dhe qe do te shoqeroje te gjitha momentet e hartimit te propozimeve ligjore.
Per te gjithe ato organizata te cilat per arsye te ndryshme nuk do te kene mundesi te marrin pjese ne workshopet e para konsultuese do te ishin te mirepritura te kontaktonin Partneret Shqiperi per te parashtruar shqetesimet e tyre lidhur me kuadrin ligjor ne fuqi me theks ne ate fiskal.
Drejtor Ekzekutiv Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine