Kosova BE-ja dhe bisedimet per ceshtjet praktike me Beogradin

Kosova pergatitet per zgjedhje te jashtezakonshme nderkohe qe qeveria e re do te perballet me mundesine e bisedimeve per te ashtuquajtura ceshtje praktike me Beogradin. Por disa analiste si vezhguesi i Ballkanit James Pettifer mendojne se bisedime te tilla mund te shoqerohen me rreziqe dhe qeveria e Kosoves mund te mos jete e pergatitur.
Nen trysnine e perendimit Serbia ka rene dakord per dialog te hapur me Kosoven por vazhdon me kembengulje te mos e njohe pavaresine e saj.
Historiani dhe analisti James Pettifer eshte autor i disa librave per Ballkanin dhe thote se eshte duke shkruar nje histori te Ushtrise lirimtare te Kosoves.
Ai mendon se bisedime te tilla pervecse i rrisin Serbise legjitimitetin dhe imazhin ne komunitetin nderkombetar shoqerohen me rreziqe.
Qeveria e Kosoves nuk eshte sa duhet e qarte per rreziqe te tilla. Sepse eshte e lehte te fillosh te bisedosh per keto gjera por pastaj mund te vihesh perpara trysnise per te biseduar mbi dicka tjeter.
Prishtina dhe Beogradi kane qene angazhuar edhe ne te kaluaren ne te ashtuquajtura bisedime per ceshtje praktike sic ka qene problemi i personave te zhdukur por pa sukses. Megjithate ceshtje me te thjeshta praktike si ajo e targave te automjeteve mund te ishin zgjidhur me kohe edhe pa bisedime por Beogradi nuk eshte treguar i gatshem.
Udheheqesit e Kosoves duke perfshire kryeministrin Thaci nuk kane paraqitur deri tani argumente se perse keto lloj bisedimesh mund te jene te suksesshme.
Nderkaq evropianet nuk po arrijne te flasin me nje ze te vetem per Kosoven. Pese vende te Bashkimit Evropian ende nuk e njohin sovranitetin e shtetit te ri dhe ceshtja qe shtrohet eshte se a mundet qe ne keto kushte Bashkimi Evropian te kete rol udheheqes ne keto bisedime
eshtja me e madhe ketu eshte nese Bashkimi Evropian mund te vere rregull ne shtepine e vet pra qe cdo vend i tij pa perjashtim ta njohe Kosoven e pavarur. Nese nuk e bejne dot kete ata nuk mund te kene rol drejtues ne keto bisedime thote Profesor Pettifer.
Por cfare roli mund te luajne Shtetet e Bashkuara
Administrata amerikane eshte e zene me shume probleme te pazgjidhura ne bote dhe Sekretarja e Shtetit ka nje pune mjaft te veshtire por sipas profesorit Pettifer Amerika mund te luaje nje rol te posacem ne kete aspekt
Shtetet e Bashkuara duhet ta bejne te qarte se pavaresia e Kosoves duhet te njihet nga te gjitha vendet e Bashkimit Evropian perpara se BE-ja te filloje te luaje nje rol kryesor perndryshe nuk do te behej gje tjeter vecse do te perkedhelej Serbia.
Mes zyrtareve nderkombetare duket se ekziston ideja se sa me shume bisedime te tilla per ceshtje praktike te zhvillohen aq me teper do te harrohen problemet e medha sic eshte mosnjohja e sovranitetit te Kosoves nga Serbia.
Nderkohe nje tjeter problem i madh eshte veriu i Kosoves i cili vazhdon te jete jashte kontrollit te Prishtines.
Bashkimi Evropian po zbaton standarde te dyfishta sepse asgje nuk thuhet per rolin e Beogradit ne destabilizimin e Kosoves veriore ose per strukturat paralele dhe rolin e qeverise serbe ne aktivitete te ndryshme atje. E gjitha kjo eshte lejuar dhe ne kete menyre sundimi i ligjit kercenohet.
Nuk eshte e qarte nese Bashkimi Evropian ka nje plan konkret per ate se cfare mund te permbajne bisedimet e ardhshme per ceshtjet praktike por nese ekziston te pakten deri tani asnje plan i tille nuk eshte bere publik.