E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ftese per ne Boboshtice

/ /

NgaILIR KULLA

I dashur Vangjel
Ne cilesine e nje miku dhe nje bashkebiseduesi dashamires prej vitesh po te shkruaj kete leter ne pamundesi fizike per te te takuar dhe per ti biseduar nga afer keto radhe pasi u bene shume pak dite qe kam dale nga spitali grek Hygeia ne Tirane. E theksova spitalin sepse keto dite te pashe ne televizor nga dhoma e spitalit teksa...

flisje per Boboshticen. E theksova edhe per te te rikujtuar se une nuk i perkas asaj shtrese njerezish qe kane ndjenja fobie ndaj kombesise se tjetrit sic ndodh ndonjehere ndaj shqiptareve ne Greqi apo sic ndodh edhe ndonjehere ndaj grekeve ne Shqiperi. Une kam shume miq greke ne Shqiperi dhe ne Greqi Vangjel e nje nder ta je ti. Madje dy kusherinjte e mi te pare jane krushqezuar me bashkeshorte greke njera ne Shqiperi e tjetri ne Greqi. Ti vete me ke thene qe edhe Kryepeshkopi Anastas e cmon shume punen qe une kam bere si kryetar i Komitetit Shteteror te Kulteve ne qeverine Nano. E kemi diskutuar edhe kur ishim bashke ne vizite zyrtare me Presidentin Topi ne Athine tri vite me pare. Ta kam thene edhe kur te kam shprehur gatishmerine time vite me pare pse jo edhe te kandidoja nen siglen e forces tende politike ne fushen e Korces rajonin e origjines se familjes time. Ti thashe te gjitha keto si paranteze per ate qe do te shkruaj me pas.

Vangjel te ftoj per nje fundjave ne nje darke me lakror e cvjen pas ne Boboshtice. Lakrori me sac eshte nje nga traditat gastronomike te asaj zone. Ai sot perben nje nga zerat kryesore te turizmit vendas bashke me rakine e kumbulles. Une nuk e di sesa ngre peshe ne zerin e perllogaritjeve te turizmit nga INSTAT lakrori i Boboshtices por nese do te duhet do te ishte mire te futej edhe kjo ceshtje ne censimentin e madh te 2011 ate ne te cilen do te matet perkatesia fetare dhe ajo etnike. Nese vjen per darke Vangjel do te ftoj edhe nje shokun tim te vjeter te shkolles qe ka lindur jeton dhe banon aty ne Korce Kosten. Mbase ia mbush mendjen dhe vjen e na tregon ate historine kur ne 1994 e ftuan se bashku me nje shok te vetin ne Athine ne bodrumin e nje kishe ku i thane se fshehurazi OMONIA po organizonte nje mbledhje sekrete per clirimin e Vorio-Epirit. Te them te drejten Kosta merrte vesh ca nga armet se se bashku kemi qene ne shkollen ushtarake Skenderbej po aty kishte vajtur per nje qellim tjeter. Tere keto vite ka punuar me refugjate sic i thone andej nga Korca per ne Greqi duke i bere te tere ata qe kane paguar sikur te ishin minoritare greke denbabaden. Shume greke prej Kukesi e prej Shkodre kam kaluar tere keto vite mburret Kosta kur me flet per aktivitetin e tij dobiprures. Ne kete mbledhjen sekrete ne Athine Kosta nuk ishte vetem kishte edhe shume te tjere po nga Korca qe kishin te njejtin dell profesional te shokut tim Kosta. I gjori prift qe drejtonte mbledhjen se bashku me nje greko-amerikan te Frontit Panepiriot qe kishte ardhur nga pertej oqeanit po degjonte raportin e njerit nga pjesemarresit i cili kishte ardhur nga brenda territorit te Epirit te Pushtuar dmth nga Korca. I derguari po thoshte me plot solemnitet se ne Korce kishin 300 burra te armatosur ne Dishnice 80 ne Devoll 200 ne Opar 100 ne Voskopoje 50 madje edhe ne Pojan e Proger e gjer ne Mal te Thate. Ndaj si asnjehere me pare nevojitej qe ketyre clirimtareve tu jepeshin ndihma ne dhrahmi e mbeshtetje per armatim I shastisur shoku im Kosta u kerkoi fjalen drejtuesve te mbledhjes sekrete dhe ata ia dhane E Kosta i tha ne ligjerate te drejte e ne dialekt korcar Po cne o ty mbyllte po cushtri clirimtare kini yve po cnjerez te armatosur kini nga i gjetet ... te tere refugjate i kini si une ne duam ti kalojme kendej e tu marrim parate pastaj te bejne cte duan Po ju ini te tere si une mashtrues ci genjeni keta ditezinje kishte fjalen per priftin e ate greko-amerikanin. Natyrisht i derguari nga Epiri i Pushtuar pasi degjoi Kosten ne ligjeraten e tij te drejte ne shqip uli koken dhe e mbylli mbledhjen se ketij Kostes helbete ia kishte ca friken se nga mehalla e cobenjve vinte ne Korce. E kote te them Vangjel qe ky i derguari nga Epiri i Pushtuar ne ate kohe ishte drejtues i OMONIA-s ne Korce e me vone ne 2001 u be dhe deputet nga partia jote besoj te vjen ne mendje kush eshte. Por qe nga 2005 se kam pare me ne qarkullim me siguri biznesi i ecen mire dhe i ka harruar edhe clirimtaret edhe refugjatet. Te them te drejten kjo gje mu kujtua kur disa muaj me pare vete konsulli grek ne Korce mori persiper ti denonconte publikisht keta keqberes te cilet perdornin vulen dhe emrin e OMONIA-s per te shitur viza. Gjithashtu edhe shoku im Kosta diten e heqjes se vizave teksa me telefononte per te me uruar sherim te shpejte me shprehu pakenaqesine e tij qe epoka e vizave kishte mbaruar.

Vangjel une jam dakord me ty qe eshtrat e ushtareve te rene ne lufte duhet te nderohen. shte ne nderin e te dyja vendeve qe ata te kujtohen. Ndaj edhe ne vendin tone ka varreza te ushtareve franceze te ushtareve britanike te ushtareve greke etj Por nuk mund te ndertohen kudo kryqe e varreza ku ata kane rene. Sapo kam lexuar kujtimet e nje togeri italian Giovanni Bonomi quhet. Ky ka qene gjithashtu kapelan katolik ne vitin 1943 ne ushtrine italiane ne Shqiperi teksa Italia fashiste kapitulloi dhe trupat italiane duhet te terhiqeshin ne kaos. Teksa italianet jane terhequr ata jane masakruar me qindra e mijera ne Tepelene ne Drashovice ne Sarande ne Porto Palermo etj. Edhe keta ushtare shumica te masakruar nga gjermanet te cilet i konsideronin tradhtare ishin viktima te luftes se dyte boterore. Nese do te duhet qe per cdo ushtar grek te ngreme nga nje kryq po per ata italiane te luftes se pare e te dyte po per austriaket e te tjeret cduhet te bejme I bie qe Shqiperia te behet nje varreze e madhe keshtu dhe kjo nuk shkon

I dashur Vangjel para disa muajsh e festova ditelindjen ne Athine. Pa kompliment mund te te them qe u kenaqa shume. Miku im i cili ne shkurt te ketij viti me kishte bere nje vizite ne Tirane se bashku me te shoqen beri te mundur te me kenaqte me mikpritjen e tij te madhe. Mes te tjerave me ftoi te vizitoja nenen e tij ne Korinth. Nena e tij ishte nje zonje e grua ne moshe. Teksa mora ti flas ne anglisht me surprizoi duke me folur ne shqip. Ngela per nje moment por cudine ma hoqi vete zonja duke me thene ne shqip se ishte arvanitase dhe se ne familjen e saj flitej shqipja. Duke u ndjere mire e pyeta nese e ndiente veten shqiptare apo greke Zonja qeshi e me tha se te njejten pyetje ia kishte bere Ramiz Alia ne 1987 kur bashke me nje grup tjeter arvanitasish kishin vizituar Shqiperine. Ne ate kohe zonja i kishte thene Ramizit se pavaresisht se ishte arvanitase ne ndeshjen Greqi-Shqiperi te cilen e kishte fituar Greqia 2 me 0 ajo kishte mbeshtetur Greqine. Mu kujtove ti ne ate moment Vangjel sepse para disa vitesh kur te pyeta ke kishe mbeshtetur ne ndeshjen Greqi-Shqiperi natyrisht Shqiperine me the...

I dashur Vangjel Te ftoj ne Boboshtice jo vetem per mikpritjen dhe traditen e mire gastronomike te korcareve prejardhje me te cilen krenohem por edhe per te biseduar per vendin tone te perbashket Shqiperine per te ardhmen e saj evropiane. Une forcen tende politike e kam pare gjithnje me shume respekt si force te rendesishme politike si forcen e njerezve qe vuajne ne burgje nga diskriminimi racial dhe fetar si ate qe mund te mbroje me te dobetin me te semurin me te pambrojturin me te sfiliturin nga jeta e veshtire dhe tranzicioni. Per fat te keq vitet e fundit te kam pare si nje kryetar vetem te nje pjese te vogel te atyre shume individeve ne Shqiperi te cilet kane nevoje te mbrohen ne te drejtat e tyre.
Duke shpresuar qe nuk do ma marresh per keq kete komunikim publik
me respekt Ilir Kulla.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›