E Diel, 1 Nëntor 2026

Liria nga vizat eshte reale frika nga ikjet e fabrikuar

/ /

NgaBELINA BUDINI

Do te kishim dashur tanime qe lirine ta gezonim ne nje permase edhe me te plote nese do te ishim qytetare te Evropes me te drejten per te zgjedhur pa pengesa se ku te punojme dhe te jetojme. Edhe pse ndjesia e lirise qe buron nga akti i liberalizimit te vizave nuk...

eshte e kesaj permase duhet ta pranojme qe ajo eshte ndjesia me reale e lirise qe na jepet te provojme qe prej clirimit nga komunizmi. E pakrahasueshme per nga konkretesia dhe vertetesia si perjetim me asgje tjeter ne keto 20 vjet duke perjashtuar vetem shpalljen e pavaresise se Kosoves qe padyshim u perjetua edhe ne Shqiperi si gezim real per lirine e nje cope te mohuar atdheu.
Ndonje akt tjeter me simbolike te ngjashme si per shembull pranimi ne NATO me gjithe rendesine e vet kishte gjithe ftohtesine e nje akti burokracie gjeo-politike i pamjaftueshem per te ngjallur ndjesi reale. Ne te vertete eventi festiv i organizuar per pranimin ne NATO ashtu si edhe dhjetera evente e rituale te tjera festive me frymezim politik qe organizohen here pas here ne Shqiperi kane qene pergjithesisht pseudo-evente ose ngjarje te stisura te krijuara nga politika me ndihmen e mediave te cilat i kane paraqitur nga ana e tyre si te ishin perjetime masive popullore apo gjitheperfshirese. Pervec festes se pranimit ne NATO kujtojme ketu edhe ritualin e Nates se Bardhe koncertet per fushata dhe fitore elektorale e deri tek vizita e ish-presidentit Bush qe u servir plotesisht nga mediat si te ishte feste shpirterore. Perjashtimi i vetem qe nga ndjesia reale e lirise me renien e komunizmit mbetet pra perjetimi i pavaresise se Kosoves.
Dhe me ne fund qe nga 8 nentori 2010 mund te gjejme serish pas kaq shume vitesh arsye te verteta per tu ndjere te perfshire ne nje atmosfere entuziazmi mbareshqiptar. Sigurisht gezimi nuk ka perse te jete domosdoshmerish nje shfaqje festive publike dhe me siguri eshte me teper i brendshem por edhe nese del jashte ne formen e nje feste apo celebrimi nuk ka perse te quhet mekat. Nuk ka perse momente te tilla te clirimit te ndjesive pozitive te vendosen ne nje kornize te erret perspektivash negative. Mjedisin mediatik ditet e fundit duket se e kane dominuar pikerisht keto lloj perspektivash ne lidhje me liberalizimin e vizave. Perse duhet te jete perspektiva e eksodit dhe ikjes masive frikes apo panikut per largimin e te gjithe shqiptareve ne menyre masive ajo qe duhet te dominoje mendimet tona keto dite
As perspektiva e padijes se thelle dhe mungeses se informacionit te shqiptareve si injorance ne lidhje me domethenien dhe kuptimin e ketij akti lirie te kufizuar nuk duket bindese. Ne fakt perfytyrimi per shqiptaret qofte edhe ata me te painformuarit dhe me te pakultivuarit si injorante ne iluzion ne lidhje me mundesite dhe kushtet e levizjes se lire qe po u jepen eshte i ekzagjeruar ne mos fyes per inteligjencen e njerezve. Keto lloj qasjesh negativiste per nga natyra jane mbi te gjitha jorealiste pasi nuk mbajne parasysh kushtet dhe rrethanat e nje Shqiperie 20 vjet pas ikjes prej komunizmit ne nje kohe tjeter kur per me teper kete arsyetim ose qasje e tejkaluan edhe vete evropianet ndaj nesh ndersa ne vazhdojme tia themi vetes ende perdite
Asgje e frikshme e permasave biblike nuk ka perse te ndodhe dhe interpretimet e kesaj natyre ngjajne me fabrikime mediatiko-politike. Asgje e ketyre permasave te pazakonta nuk ka ndodhur as me vendet fqinje perse duhet te ndodhe me Shqiperine dhe shqiptaret A mund te merren seriozisht argumente te tilla si ne shqiptaret jemi me problematiket Nuk ka arsye per ta lexuar te tronditur as nxitimin e nje numri njerezish per te perfituar sa me pare nga liberalizimi qe kete fundvit. Perkundrazi kjo tregon se asgje perfundimtare nuk llogaritet prej ketyre ikjeve qe do te kene kthime po kaq te shpejta pas nxitimit per te takuar familjaret e te afermit
A do te kete ikje afatgjata qendrime te paligjshme Sigurisht qe do te kete sic kishte deri dje dhe jo me ndonje mundim fort te madh as dje eshte nje gje qe dihet se praktikat e ikjeve te tilla ishin lehtesuar mjaft edhe pa aktin e liberalizimit te vizave. Por permasat e ikjeve te kesaj natyre nuk ka arsye te pritet qe te jene te jashtezakonshme te atilla qe te mund te sjellin pezullimin e liberalizimit te vizave. Me aktin e liberalizimit te levizjes se lire Evropa behet pike se pari nje hapesire lirie mendore dhe politike dhe ikjet drejt saj nuk ka arsye te mendohen si ikje pa kthim ashtu sic nuk jane as mendimet
A mund te kete ekzagjerim ne permasat e fanfares se pushtetit per liberalizimin e vizave Sigurisht qe po. A mund te kete marketing dhe propagande qe e shoqeron dhenien e ketij lajmi shqiptareve Serish po. Por keto artifica te jashtme nuk i heqin asgje thelbit real te ngjarjes. Kjo ngjarje nuk i ngjan asgjeje virtuale edhe pse simbolika e saj eshte tejet e pasur. shte nje ngjarje qe lidhet direkt me jetet e njerezve qe krijon mundesi te reja per ta qe zgjeron horizontin e tyre te se mundshmes se arritshmes por gjithsesi te reales jo me te endrres apo iluzionit. Ky nuk ka perse te konsiderohet si moment i iluzioneve por me teper si moment i dhenies fund te iluzioneve

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›