E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi i Shoqates se Stomatologeve

Nga studimet e kryera nga Shoqata e Stomatologeve ne vendin tone, ka rezultuar se nje pjese e mire e mbushjeve bien per shkak te cilesise se dobet te materialeve dhe punes jo cilesore, qe kryhet nje nga pjese e stomatologeve. "Studimet qe ne kemi bere si shoqate eshte mbi arsyet e renies se mbushjeve apo te nderrimit te mbushjeve, qe eshte shume shqetesuese per njerezit dhe pacientet. Problemi kryesor qe mund te them ketu eshte qe te nderrohet nje mbushje, nuk eshte vetem pasoje e punes se keqe te mjekut apo e cilesise se dobet te materialeve, ka nje sere faktoresh qe ndikojne apo behen shkak per nderrimin e mbushjeve, qe eshte nje problem per popullsine, aq me teper kur kostoja sa vjen edhe rritet", ka theksuar kryetarja e shoqates se stomatologeve, Rozarka Budina. Sipas saj e rendesishme eshte qe pacientet qe paraqiten ne klinika dentare per te marre nje sherbim duhet te regjistrohen. Kjo ne menyre qe mjeku te shohe ecurine dhe shendetin e gojes se pacientit te tij. Nga ana tjeter mjeku duhet te punoje detyrimisht me doreza, po keshtu pacientet duhet te kene parasysh higjienen, veshjen e mjekut korrekt, me maska dhe me doreza, te cilet mbrojne te dy palet. "Ne vendin tone rreth 60 deri 70 per qind e mbushjeve nderrohen, por nuk jane vetem faktoret mjekesore dhe materiale, eshte gjendja e pergjithshme e organizimit ku eshte bere mbushja, eshte kujdesi dentar apo kujdesi i pergjithshem i gojes, jane te gjithe faktore qe ndikojne ne nderrimin e mbushjes. Pra nuk duhet te akuzojme gjithmone punen e mjekut, kur nje mbushje nderrohet, nje komunikim i mire, mjek-pacient gjithmone i realizon keto situata dhe nuk ka pse te kete ankesa, nganjehere te kota" tregon studimi i Shoqates se Stomatologeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›