E Diel, 1 Nëntor 2026

Leku “sfidon” euron dhe dollarin

Nga të dhënat e pikave të këmbimit valutor në Tiranë, bëhet me dije se gjatë fundjavës, një euro është këmbyer me 137 lekë, duke shënuar rekord në ulje të paktën përgjatë këtij viti.

Efekti është më shumë psikologjik, për shkak të frikës së ditëve të fundit që ka pushtuar eurozonën për qëndrueshmërinë e saj dhe, për rrjedhojë, edhe ekzistencën e euros.

Ekspertë në agjencitë e këmbimit por edhe në banka thonë se investitorët, bankat dhe kompanitë e mëdha kanë rritur blerjet e lekut, duke lënë euron.

Leku është vlerësuar edhe kundrejt dollarit, për shkak se rënia e saj në tregjet ndërkombëtare ka vijuar këto ditë, pasi bankat qendrore kryesore të botës ulën me 0.5 koston e USD-së për të çliruar në këtë mënyrë likuiditet në treg. /Start/

                                                                                             2011-12-04 15:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›