E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ rrit arkëtimet, po jo investimet

Burime nga CEZ bënë me dije se ky trend ka ecur në rritje, pasi në vitin 2009, niveli i arkëtimeve ishte 77,6% dhe në vitin 2010 arriti në 77,6%.

Por CEZ nuk mundi sivjet të investonte shumën prej 2,7 miliardë lekë dhe sipas saj, kjo shumë do të ndahet në tre vitet në vijim. Për vitin 2012, CEZ parashikon të investojë 500 milionë lekë, ndërsa në dy vitet e tjerë, 2013-2014, do të investohen në secilin nga 1,1 miliardë lekë. Kryesisht investimet do të kryhen në nënstacione, kabllo ajrore, pajisje rrjeti, matësit dhe bokset e energjisë elektrike, në sistemet e matjes, rikonstruksioni i pikave të klientëve, etj. 

Duket se mungesën e investimeve, CEZ këtë vit e lidh edhe me blerjen me çmim të shtrenjtë të energjisë për të kompensuar nivelin e humbjeve dhe sipas saj, çmimi në tregun e lirë nga 50 euro/MWh, që ishte më parë, ka arritur në 59 euro/MWh, ndërsa kursi i këmbimit i monedhës shqiptare nga 138 euro/lek llogaritet këtë vit në 141 euro/lekë. Në tre vitet e fundit kjo kompani, duke mos rritur ndjeshëm arkëtimet, është detyruar të blejë gati 30% të sasisë së energjisë për mbulimin e humbjeve.

Detyrimet nga legjislacioni i ri për energjinë parashikojnë rritje në 2012 për kostot operacionale për certifikimin e matësve të energjisë në vlerën 1,1 miliardë lekë nga CEZ-i. Për të përmirësuar sistemin e faturimit për vitin 2012, CEZ parashikon ndryshim dhe optimizëm të procesit të faturimit, menaxhimi i të dhënave të matjes, rregulla për rakordime automatike në llogaritë e klientëve, futja e konceptit te urdhrave të punës, me qëllim, krijimin e një rrjeti të gjerë të pikave të arkëtimit për klientët.

Për vitin 2012 CEZ parashikon të arrijë targetat e transformimit përmes zbatimit të proceseve të praktikave më të mira dhe ndryshimeve organizative të punës, ndërsa parashikon përzgjedhje mes institucionve financiare dhe jo-financiare, me qëllim, mbulimin e të gjithë teritorit të vendit. Sipas CEZ-it, deri tani shërbimi i Postës Shqiptare mbetet jo i kënaqshëm për të. Në prag të privatizimit të OSSH tek CEZ-i në vitin 2008, KESH synoi që niveli i arkëtimit të energjisë të arrinte 89.6%. /Start/

                                                                                             2011-12-04 15:25
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›