E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i USAID Ligji gur themeli per transparencen e biznesit ne Shqiperi

Qendrimi Pas ambasades flet dhe kreu i agjencise se Departamentit te Shtetit ne Shqiperi

Pas Ambasades se Shteteve te Bashkuara ne Tirane edhe USAID ka bere thirrje per miratimin e ligjit per gjykaten administrative. Drejtori i USAID-it per Shqiperine Jozeph Williams deklaroi dje se ky ligj eshte nje gur themeli per transparencen e bizneseve dhe se ky ligj perafron legjislacionin shqiptar me ate europian.

Williams deklaroi ne nje interviste televizive se 30 shtatori eshte afati i fundit qe mund te shpetoje fondet e zhvillimit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Nderkaq ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes me ane te nje deklarate per shtyp nxit miratimin e projektligjit Mbi gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizimin e drejtesise administrative i njohur si ligji mbi gjykatat administrative. Duke bere nje retrospektive te ngjarjeve projektligji per gjykaten ka mbetur pezull ne Kuvend qe nga fillimi i vitit te shkuar. Ambasada jep alarmin se deshtimi per miratimin e ketij legjislacioni do te coje ne mbylljen e fondeve qe administrohen nga USAID. Sugjerimi i kryediplomacise boterore eshte se Ligji per gjykatat administrative eshte me rendesi thelbesore per te ndihmuar Shqiperine qe te promovoje transparence ne sistemin gjyqesor te forcoje shtetin ligjor dhe te rrise besimin e publikut tek institucionet publike. Kjo ambasade shprehet ne deklaraten e saj se Ligji mbi gjykatat administrative do te realizonte ngritjen e shtate gjykatave qe do te gjykonin mosmarreveshjet e qytetareve dhe bizneseve mbi ceshtje te tilla si punesimi taksat pensionet regjistrimin e pronave kompensimin e pronave si dhe ceshtje te tjera te rendesishme. Ambasada e mbyll deklaraten e saj me kerkesen per nxitje te Kuvendit qe te miratoje ligjin pa vonesa te metejshme. Ambasada e Shteteve te Bashkuara nxit Kuvendin qe ta miratoje ligjin pa vonesa te metejshme.

Ndihma e SHBA-se per programin e gjykatave administrative nuk do te vazhdoje nese mungon miratimi i ketij ligji citohet ne njoftimin e djeshem te Ambasades Amerikane ne Tirane. Ne njoftimin publik citohet gjithashtu se Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes nxit miratimin e projektligjit Mbi gjykimin e mosmarreveshjeve administrative dhe organizimin e drejtesise administrative te njohur si ligji mbi gjykatat administrative. Me qellim qe veprimtarite e planifikuara me fonde te SHBA-se te mund te perfundojne ligji duhet miratuar deri me date 20 shtator 2010. Ligji mbi gjykatat administrative eshte nje prej gjashte perberesve te Programit te Pragut II te Korporates Sfida e Mijevjecarit ndash Shqiperi i cili u nenshkrua ne shtator 2008. Projektligji ka mbetur pezull ne Kuvend nga fillimi i vitit 2009. Deshtimi per ta miratuar kete legjislacion do te coje ne mbylljen e veprimtarive per gjykatat administrative qe administrohen nga USAID nen Programin e Pragut. Miratimi i ketij ligji do te sillte edhe ngritjen e shtate gjykatave qe do te merrnin vendime mbi mosmarreveshjet e biznesmeneve apo qytetareve per ceshtje si punesimi regjistrimi i pronave apo taksat. Gjithashtu ngritja e ketyre gjykatave do te perafronte me tej sistemin gjyqesor te Shqiperise me standardet e kerkuara per integrimin ne BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›