E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nje deputet, tjeterson pronen ne Elbasan”

Partia Socialiste nuk ka vonuar te akuzoje qeverine “Berisha” per abuzime me pronat e qytetareve. Nenkryetari i Grupit kuvendor te PS-se, Erion Brace, duke u ndalur ne kete ceshtje, publikoi dje dy dosje te rendesishme, qe, sipas tij, faktojne se pas tyre fshihen interesa te medha te politikaneve dhe interesa te drejtperdrejta te qeverise se Kryeministrit Sali Berisha. “Dosja e pare vjen nga Elbasani. E gjithe historia konsiston ne faktin, qe pronesia e kesaj familjes Allaj eshte njohur me vendimet e komisionit te kthimit dhe kompensimit te pronave, ku eshte njohur pronesia edhe familjes ne kufi, qe i perket nje politikani te parlamentit te Shqiperise, aktiv sot, por aktiv edhe ne zonen e Elbasanit”, u shpreh Brace. Sipas tij, Komisioni ne Elbasan ka zhvendosur pronesine, qe perfaqesohet nga trashegimtari Allaj, ne pronesine e politikanit ne fjale, duke kembyer pronat kufitare. Nderkohe qe dosja e dyte vjen nga Tirana. “Kjo dosje perfshin nje sere institucionesh, ku me se shumti Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Behet fjale per nje siperfaqe toke te njohur jo vetem nga komisionet e pronave, ku konkretisht jane trashegimtaret e familjes Hysa. “Pavaresisht se keto prona jane te pronareve, ne baze te certifikatave qe disponojne, ato jo vetem nuk kthehen, por madje behen edhe ndertim shtese”, nenvizoi Brace, i cili beri me dije se keto dosje do t’i shkojne Presidentit Topi, per te bere drejtesi dhe transparence me konkrete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›