E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli-Berisha, mbeshtetje per NATO-n

Kongresmenet amerikane zhvilluan dje takime me Kryeministrin Sali Berisha e Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Pasi beri nje prezantim te ecurise se reformave ne vendin tone per anetaresimin ne NATO, Kryeministri falenderoi ne emer te qeverise popullin amerikan dhe Presidentin Bush per mbeshtetjen e madhe qe i dhane Kosoves. “Populli shqiptar do t’u jete mirenjohes perjete, miqve te medhenj te Shqiperise, perfaqesuesve te Dhomes dhe senatoreve, te cilet kane dhene nje kontribut themelor, per pavaresine e Kosoves dhe per ndertimin dhe konsolidimin e demokracise ne Shqiperi”, tha Kryeministri. Ndersa Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, garantoi per realizimin e reformave e permbushjes se kerkesave per te marre ftesen per anetaresim ne NATO ne Samitin e Bukureshtit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›