Topi: “Do arrijme standardet e kerkuara”
Presidenti Bamir Topi garantoi dje delegacionin amerikan te Asamblese parlamentare te NATO-s se Shqiperia do te arrije standardet e kerkuara per marrjen e fteses ne Samitin e Bukureshtit. “Shqiperia eshte gati per te marre ftesen e anetaresimit nga Samiti i NATO-s” tha kreu i shtetit. Kreu i delegacionit te kongresmeneve amerikane, Xhon Tenner, vleresoi perparimin qe ka pasur vendi yne, kontributi i dhene per ruajtjen e paqes dhe qendrueshmerise jo vetem ne rajon, por edhe ne misionet paqeruajtese ne mbare boten dhe ne koalicionin nderkombetar kunder terrorizmit. Duke folur edhe ne emer te anetareve te tjere te delegacionit, e siguroi Kreun e shtetit per mbeshtetjen e plote nga ana e Kongresit dhe administrates amerikane per realizmin e aspirates integruese te Shqiperise ne NATO.