Paskuqan, plagoset komisionari i PS, fillojne hetimet
Komisioneri i Partise Socialiste ne bashkine e Paskuqanit, ne kryeqytet, eshte plagosur dje pasdite me leva ne koke nga persona te paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur prane baneses se te demtuarit Korab Cekici, i cili denoncoi me pas ne polici. Sipas rrefimit te te plagosurit, incidenti kishte ardhur pas nje debati me kryeplakun e fshatit Paskuqan 2 per vulen, ndersa ishte sulmuar nga nje grup personash me gure e sende te forta. Cekici eshte derguar ne Spitalin Ushtarak, ku ndodhet ne repartin e neurokirurgjise, per shkak edhe te plageve ne koke. Burime te policise se Tiranes thane dje se nisen hetimet dhe kryen shoqerimet e disa prej te dyshuarve per kete sulm. I demtuari ka thene se me pare nuk kishte pasur perplasje apo konflikte. Gjithcka ka nisur per nje vule e me pas ka degjeneruar ne nje sherr, ku jane perfshire nje grup personash, qe mendohet se jane banore te zones. Cekici ka marre disa goditje ne koke me nje leve dhe me pas eshte derguar me shpejtesi ne spital. Ne vendin e ngjarjes mberriten edhe uniformat blu te Komisariatit numer 3, te cilet kryen hetimet e para per ngjarjen. Incidenti ndodhi vetem dy dite para zgjedhjeve lokale, qe do te zhvillohen diten e neserme ne Paskuqan per zgjedhjen e kryetarit te bashkise, ku jane perfshire disa kandidate.
A.C