Ngjarjet ne Beograd, te denueshme
Fatjona Mejdini
Kryeministri Berisha denoi diten e djeshme protestat e shoqeruara me dhune ne Beograd pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Gjate nje konference per shtyp, qe Berisha zhvilloi se bashku me Komandantin e NATO-s ne Komanden e Forcave te Bashkuara ne Napoli, Admiral Mark Fitzgerald, Kryeministri theksoi se keto sulme po sjellin ne kujtese periudhen kur ne Serbi drejtonte Milloshevici. “Ngjarjet e djeshme ne Beograd jane te denueshme. Te sulmosh ambasadat e vendeve te lira, do te thote te rikujtosh te shkuaren millosheviciane. Ishte edhe me e shemtuar qe grupe huliganesh, gangsteresh dhe njerez te papergjegjshem u vune zjarrin ndertesave”, denoi dje Berisha ngjarjet e ndodhura ne kryeqytetin e Serbise. Po dje, Kryeministri Berisha denoi edhe thirrjet e Kryeministrit serb, Koshtunica, per te vazhduar protestat e dhunshme te ekstremisteve nacionalist.
“Ishte jashtezakonisht e rende qe Kryeministri i vendit therret ne mitingje per t’u rene sirenave te nacionalizimit. Une besoj se ky qendrim eshte i kundert me interesin e kombit serb,” u shpreh Berisha. Nga ana e tij, edhe Komandanti i NATO-s ne Komanden e Forcave te Bashkuara ne Napoli, Admiral Mark Fitzgerald, theksoi se kjo organizate nuk i mbeshteste protestat e dhunshme qe po ndodhnin ne Serbi dhe i konsideroi ato si destabilizuese per rajonin.
“Ne u kerkojme udheheqesve te Serbise t'i terheqin njerezit dhe te marrin parasysh kete fakt, natyren destabilizuese te ketyre protestave. Eshte e drejta e njerezve qe te protestojne ne nje vend demokratik, por nuk eshte e drejta e tyre qe te marrin armet”, deklaroi dje Admiral Mark Fitzgerald. Per sa i perket rolit te KFOR-it ne Kosove, ai theksoi se mandati i tij eshte ruajtja e sigurise atje. Sipas tij, ne radhe te pare mandati i KFOR-it ne Kosove eshte ruajtja e sigurise per ate komb, qe do te thote se do t'i trajtojme njerezit ne menyre te barabarte dhe te paanshme.
Berisha:
“Ngjarjet e djeshme ne Beograd jane te denueshme. Te sulmosh ambasadat e vendeve te lira, do te thote te rikujtosh te shkuaren millosheviciane. Ishte jashtezakonisht e rende qe Kryeministri i vendit therret ne mitingje per t’u rene sirenave te nacionalizimit. Ishte edhe me e shemtuar qe grupe huliganesh, gangsteresh dhe njerez te papergjegjshem u vune zjarrin ndertesave”
Fitzgerald:
“Ne i konsiderojme protestat ne Beograd si destabilizuese per rajonin. Ne u kerkojme udheheqesve te Serbise t'i terheqin njerezit dhe te marrin parasysh kete fakt, natyren destabilizuese te ketyre protestave. Eshte e drejta e njerezve qe te protestojne ne nje vend demokratik, por nuk eshte e drejta e tyre qe te marrin armet. KFOR do te vazhdoj mandatin e tij ne Kosove, sepse ka per detyre te ruajtjen e sigurise aty”
Serbia
Kryeministri Berisha ne menyre te vazhdueshme ka deklaruar se Serbia duhet te heq dore njehere e pergjithmone nga Kosova per te vazhduar rrugen e saj te integrimit ne strukturat euroatlantike. Sipas Berishes, Shqiperia dhe Kosova jane te interesuara te kene nje fqinje miqesor dhe evropian, por, nga ana tjeter, Kryeministri ka thekuar se e ardhmja evropiane eshte ne interes te vete kombit serb.
Topi
“Vleresoj lart maturine e autoriteteve dhe shoqerise kosovare gjate procesit te shpalljes se pavaresise dhe krijimin e shtetit me te ri te Evropes. Nje shteti demokratik dhe shumetnik, ku respektohen te drejtat e te gjithave pakicave ne perputhje me standardet nderkombetare”, theksoi Presidenti, ne takimin me Komandantin e NATO-s ne Komanden e Forcave te Bashkuara ne Napoli, Admiral Mark Fitzgerald.