E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani, nga 300 USD për fitoren me Adën

www.gazetaret.com - Elbasani ka vendosur të shpërblejë lojtarët me nga 300 dollarë amerikanë secilit nëse skuadra do të fitojë në transfertën e vështirë me Adën në Velipojë, në takimin e javës së 21-të të Kategorisë së Parë.

Verdheblutë e Krenar Alimehmetit ndodhen në vendin e dytë (42 pikë), ndërsa rivali i radhës, Ada, në të katërtin me 37 pikë, por që është e pathyeshme në Velipojë.

Mbrojtësi i Elbasanit, Merdan Kacollja, 26 vjeç, e sheh sfidën si vendimtare, nisur dhe nga fakti se 2-herë kampionët e Shqipërisë kanë fituar në transfertë vetëm 3 nga 13 fitoret në këtë edicion.

Në transfertën e fundit, Elbasani fitoi më Turbinën modeste në Cërrik (3-1), por në atë paraardhëse humbi 2-1 në Kamëz me një nga skuadrat e gjashtës së parë.

Elbasani ndjen presionin e fortë të Lushnjës (vendi i tretë, 39 pikë), që nga ana e saj ka një përballje më komode me Memaliajn e vendit të 13-të (17 pikë).

Në ndeshjen e fazës së parë në “Ruzhdi Bizhuta”, Elbasani fitoi 2-0 me Adën.

Tri fitoret në transfertë të Elbasanit

07.10.2009: Sopoti-Elbasani 0-2
05.12.2009: Luftëtari-Elbasani 1-2
02.03.2010: Turbina-Elbasani 1-3

Kategoria e Parë
Java 22, 20.03.2010

14:00 Ada-Elbasani
14:00 Lushnja-Memaliaj
14:00 Pogradeci-Burreli
14:00 Turbina-Gramshi
14:00 Kamza-Partizani
14:00 Besëlidhja-Skrapari
14:00 Bylis-B.Sport
14:00 Luftëtari-Sopoti

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 17 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›