Një dhjetori Dita Ndërkombëtare kundër sidës
Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër HIV-AIDS, programi i Kombeve të Bashkuara për luftën kundër kësaj sëmundje thotë se ky vit ka shënuar numër më të vogël të infektimeve me virusin vdekjeprues. Drejtori ekzekutiv i këtij programi, Piter Piot ka njoftuar se këtë vit ka rënë edhe numri i vdekjeve nga kjo sëmundje. UNAIDS njofton se se gjatë pesë viteve të kaluara, rreth 4 milion njerëz në vendet në zhvillim kanë filluar të përdorin barëra që trajtojnë sëmundjen. Organizata thotë se përpjekjet për të luftuar sëmundjen duhet të vazhdojnë edhe në këtë kohë të krizës globale financiare. Njoftimi gjithashtu bënë të ditur se përkundër progresit në stabilizimin e përqindjes së infektimeve, numri i personave që jetojnë me HIV po vazhdon të rritet. Gjatë 20 vitet e fundit numri i personave me HIV AIDS është trefishuar në 33 milion.