E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo:Progresi i Shqipërisë në rrugën e integrimit, siguri dhe zhvillim ekonomik në rajon.

Zëvendëskryeministri, z. Genc Pollo, kryesoi delegacionin shqiptar në Samitin e Kryetarëve të Qeverive të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore, që u zhvillua ne Kishinau, kryeqytetin e Moldavisë, me temë :"Bashkëpunimi për të Ardhmen Evropiane". Në këtë takim morën pjesë Kryeministrat e vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore. Në fjalën e tij Z. Genc Pollo, ju bëri thirrje vendeve të Nismës të njohin realitetin e ri, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që do të ndikojë pozitivisht në stabilitetin afatgjatë të Kosovës dhe të vetë rajonit të Ballkanit. Shqipëria mbështet vendosjen sa më shpejt të jetë e mundur të misionit EULEX në të gjithë territorin e Kosovës, duke respektuar realitetin e krijuar pas 17 shkurtit të këtij viti. Progresi i Shqiperise në rrugën e integrimit europian dhe antarësimi në NATO, janë një kontribut i qartë i rolit në rritje të vendit tonë në forcimin e bashkëpunimit për sigurinë, paqen dhe zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit. Nisma e Evropës Qendrore, një nga iniciativat e hershme rajonale në Evropë, vazhdon të mbetet një forum i rëndësishëm bashkëpunimi rajonal politik dhe ekonomik për vendet anëtare, njëkohësisht, edhe një instrument i fuqishëm nxitës dhe promovues i proceseve integruese, rajonale dhe evropiane.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›