E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atmosfera festive në Tiranë

Tirana ka filluar të mbajë në ajër erën e fesimeve. Kjo jo vetëm sepse pushimet e 28-ës dhe 29-ës janë shfrytëzuar maksimalisht për argëtim, por sepse festat e fundvitit po mbërrijnë vërtet. Fatmirësisht temperaturat e ulëta të këytre ditëve, do të mund ti thyejmë me atmosferën e këndshme dhe të ngrohtë që gjithnjë shoqërojnë festat e fundvitit. Instalimi I lojërave argëtuese në dy sheshet qendrore të kryeqyteit janë vetëm sinjali i parë se festat po trokasin. Mbi këtë fakt, duket se më të kënaqurit janë fëmijët. Por, nga ana tjetër vitrinave të tejdukshme nuk kanë vonuar të ekspozohen aksesorët më të fundit, për zbukurimin e ambjenteve. Ndajnë tashmë vetëm disa orë, të cilat na cojnë në muajin e vigjilies krishtlindjeve dhe vitit të ri. Dhjetori është në prag, e bashkë me të edhe fetat më të mëdha të vitit. Mobilozohuni që ti jepni këtyre ngjarjeve ngjyrat më të bukura që një vit I shkuar në jetën e gjithësecilit, të kalojë pandjeshëm mes vezullimit të dritave dhe dëfrimit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›