E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkurtohet me 400 milionë lekë buxheti për kompensimin e pronave

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nisi dje procesin e pranimit të kërkesave për të gjithë ata pronarë, që do të përfitojnë nga fondi i kompensimit në vlerë për pasuritë e paluajtshme që preken nga ndërtimet informale. Ndërkohë që në buxhetin e ri

të hartuar nga qeveria mësohet se buxheti për ish-pronarët është shkurtuar me 400 milionë lekë. Procesi i pranimit të kërkesave do të zgjasë 30 ditë dhe se numri i përfituesve nga ky fond do të jetë mbi 2 mijë individë. Por drejtori AKKP lajmëron të interesuarit se pavarësisht afatit kohor të vendosur për pranimin e aplikimeve edhe pas 30 ditëve subjektet që nuk kanë patur mundësi t'i drejtohen AKKP-së për dorëzimin e dokumenteve mund ta kryejnë këtë procedurë edhe më vonë. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave është ngarkuar Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave me ndërtime informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje. Në mbështetje të VKM nr. 383, datë 19.05.2010 Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (në vijim AKKP) njofton se fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për shpërndarjen e këstit të parë të kompensimit të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale. Me këtë rast AKKP fton të gjithë subjektet e interesuara, emrat e të cilëve janë miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave të paraqiten pranë zyrave tona për dorëzimin e kërkesës për kompensim. Procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve nga ky fond do të fillojë ditën e hënë me datë 12.07.2010 dhe do të zgjasë 30 (tridhjetë) ditë kalendarike. Të gjithë subjektet e interesuara do të paraqiten në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, me adresë Rruga Muhamet Gjollesha, nr.54, Tiranë. Të dhënat e subjekteve përfitues janë të evidentuara në listat që i bashkëlidhen këtij njoftimi sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave ku përcaktohet shpërblimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale të miratuara deri më tani.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›