E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tabela e taksave rrëzon buxhetin bashkiak, PD-LSI kundër votave socialiste

Poni paralajmëron padi ndaj Bashkisë së Tiranës

Ka dështuar sërish me sukses të plotë buxheti i bashkisë së Tiranës pas mbledhjes pasditen e djeshme të këshilltarëve të majtë e të djathtë në Këshillin Bashkiak i cili është i fundit para pushimeve verore. Debate të forta, sharje e ofendime midis palëve,

madje edhe kërcënime se do paditen midis tyre kanë qenë të rejat e takimit të djeshëm në Këshilli bashkiak të Tiranës. Dhe ditën e djeshme nuk është zgjidhur hendeku i madh midis palëve që e vetëm sa kanë debatuar mbi fatin e buxhetit të kryeqytetit, i bllokuar prej tetë muajsh. Por gjatë kësaj mbledhjeje, ashtu si edhe herët e tjera kanë nisur debatet mes këshilltarëve të PS e PD, çka çuan në dështimin e saj dhe për rrjedhojë në mos miratimin e buxhetit për vitin 2010. Këshilltarët e djathtë bënë propozime të reja për buxhetin, të cilat u konsideruan nga këshilltarët e majtë si absurde. Shkak për nisjen e debateve mes këshilltarëve është bërë projekti i ndërtimit të Unazës së madhe. Nënkryetarja e bashkisë, Albana Dhimitri ka deklaruar se ky projekt është gati, "por është qeveria ajo që po e pengon, duke mos kryer shpronësimet". Ndërsa këshilltarët e djathtë e kanë kundërshtuar këtë projekt, duke theksuar se "Unaza nuk duhet të jetë brenda qytetit. Kryetari i këshillit bashkiak Sokol Dervishaj e ka cilësuar buxhetin e vitit 2010 si teorik e aspak real, duke kërkuar kështu edhe një tabelë të plotë të taksave. Sipas tij nuk do të miratohet buxheti pa këto informacione. Ndërsa këshilltari i PD Ferdinand Poni ka propozuar disa përmirësime për buxhetin e vitit 2010, që sipas tij duhet të merren parasysh. Një nga këto propozime është deklarimi i fondeve të mbartura nga viti 2009. Poni gjithashtu thekson se këshilltarët e djathtë kërkojnë të dinë planin e shpenzimeve të bashkisë, ndërsa shton se fondet duhet të kalojnë për investime e jo për fushata. Një tjetër kërkesë e tij është pajisja me listat e taksave e padisponuar deri tani- theksoi Poni. Ndër të tjera Poni theksoi edhe faktin se këshilltarët e djathtë mund edhe ta padisin Bashkinë e Tiranës për fshehje apo mosdeklarim të tabelave të taksave dhe për vonesë të pajustifikuar e ndërprerje të vazhdueshëm të buxhetit, për shkak të kërkesave e propozimeve absurde.


Precedenti
Diskutimi i buxhetit 2010 si edhe i projektit të ndërtimit të Unazës së madhe në kryeqytet në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të Tiranës është shoqëruar si përherë me debate mes këshilltarëve të përkatësisë së ndryshme politike. Duke prezantuar këtë projekt, nënkryetarja e bashkisë, Albana Dhimitri ka deklaruar se ky projekt është gati, por se sipas saj, qenka qeveria ajo që po e pengon, duke mos kryer shpronësimet. Por menjëherë kanë reaguar këshilltarët e djathtë, të përfaqësuar nga Ferdinand Poni, sipas të cilit, Unaza nuk duhet të jetë brenda qytetit. Sipas tij, në projekt-buxhetin e paraqitur nga Bashkia e Tiranës për pjesën e dytë të vitit 2010, mungon shuma e fituar prej saj nga ALUIZNI, si edhe ajo e mbetur nga viti 2009, e cila në mënyrë automatike transportohet në vitin e ardhshëm. Edhe kryetari i këshillit bashkiak, Sokol Dervishaj, e ka cilësuar buxhetin e vitit 2010 si teorik e aspak real, duke kërkuar kështu edhe një tabelë të plotë të taksave. Ai ka lënë të kuptohet nga deklaratat e tij, se buxheti i Bashkisë së Tiranës, nuk ka për tu miratuar nëse nuk jepen këto informacione. Por menjëherë ndaj të tilla akuzave ka reaguar këshilltarja Ardiana Berberi, sipas të cilës, Partia Demokratike duhet të vijë në mbledhje me sugjerime për buxhetin dhe të mos e kthejë në debat politik këtë çështje .Këshilli bashkiak i Tiranës është mbledhur pasditen e sotme për të vendosur mbi fatin e buxhetit të kryeqytetit, i bllokuar prej tetë muajsh. Por gjatë kësaj mbledhjeje, ashtu si edhe herët e tjera kanë nisur debatet mes këshilltarëve të PS e PD, çka bën të pasigurt edhe miratimin e buxhetit për vitin 2010.

Poni propozon zbardhjen e fondeve të mbartura nga Bashkia për 2009
Këshilltari i PD Ferdinand Poni ka propozuar disa përmirësime për buxhetin e vitit 2010, që sipas tij duhet të merren parasysh. Një nga këto propozime është deklarimi i fondeve të mbartura nga viti 2009. Poni gjithashtu thekson se këshilltarët e djathtë kërkojnë të dinë planin e shpenzimeve të bashkisë, ndërsa shton se fondet duhet të kalojnë për investime e jo për fushata. Poni propozoi gjithashtu pajisjen me listat e taksave, e padisponuar deri tani sipas tij. Një prej vendimeve ka të bëjë me miratimin e listës së familjeve që përfitojnë kredi të zbutur nga shteti, ndërsa vendimi tjetër është për projektin e bonusit të qirasë.

Tabela e të ardhurave për investimet, ja ndërhyrjet në Tiranë
Të ardhurat e parashikuara për vitin buxhetin e vitit 2010 janë 210 milion ndërsa shpenzimet e parashikuara si investime për infrastrukturë rrugore kopshte e shkolla shkojnë 800 milion. Shpenzimet kapitale do të jenë për shërbimet publike, infrastrukturën rrugore, arsimin parauniversitar, strehimi, kujdesi social. Janë 11 programe të miratuara. Ka një ndërhyrje në qendër në masën 17 për qind ndërkohë që ndërhyrja jashtë qendrës 83 për qind. Programi i shërbimeve publike paraqitet në masën 2.1 miliard lekë. Për 2010-tën do vazhdojë të bëhet rehabilitimi i sharrës e do ketë një plan rregullues për liqenin artificial.


Arta AGOLLI

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›