E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi nisi sot me debate për shitjen e 76% të aksioneve të OSSH-së

Kuvendi po diskuton në këto momente kontratën e shitjes së 76 % të aksioneve shtetërore të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), kompanisë çeke ÇEZ. Sipas Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë Edmond Spaho, në bazë të kontratës së shitjes, kompania çeke "Çez" do të derdhë për llogari të qeverisë shqiptare në fund të transaksionit 102 milionë euro. Kompania çeke ka blerë aksionet e qeverisë shqiptare, çka do të thotë se nuk merr përsipër të mbulojë borxhet e akumuluara për shkak të humbjeve apo edhe ndërhyrjeve në rrjet, apo si rezultat i mos pagimit të faturave nga abonentët. Në tetor 2008, ÇEZ u zgjodh si kompania fituese. Pas konsultimeve të mëtejshme, qeveria shqiptare firmosi në fillim të muajit mars kontratën për shitjen e 76 % të aksioneve të OSSH-së me kompaninë energjetike çeke, CEZ.
Vlera e kontratës është 102 milion Euro.  Në mbarëvajtjen dhe realizimin e një procesi tenderimi të hapur, transparent dhe konkurrues, qeveria shqiptare është këshilluar nga IFC në ndarjen e kompanisë, ristrukturimin e transaksionit, etj.
Miratohet kalendari i punimeve për periudhën 23 prill-15 maj 
Periudha trejavore (23 prill-15 maj) e punimeve të Kuvendit përfshin një axhendë të ngjeshur për deputetët, të cilët përmbyllin tashmë mandatin e tyre katërvjeçar. Kalendari i punës së Kuvendit për ditët në vijim, që janë dhe të fundit për këtë sesion dhe për legjislaturën e XVII-të, parashikon shqyrtimin e një sërë p/ligjesh të sjella nga qeveria, si dhe raportimin vjetor në parlament të institucioneve të pavarura. Veprimtaria në komisionet e përhershme të Kuvendit do të vijojë me shqyrtimin e projektligjeve që lidhen me reformën në drejtësi, si ai "për gjykatat  administrative", me nisma për projekte në fushën ekonomike, si p/ligji "Për taksat kombëtare", "Për krijimin e Qendrës së Panaireve të Ekspozitave Tregtare", "Për tregtinë elektronike", "Për Shërbimin Postar" etj. Po ashtu, i një rëndësie të veçantë është dhe drafti "Për shëndetin publik", si dhe drafti "Për financimin nga buxheti i shtetit të bashkësive fetare", etj. Ndërkohë, institucionet e pavarura do të raportojnë mbi punën e tyre gjatë vitit 2008. Gjatë periudhës trejavore do të zhvillohen seanca dëgjimore me drejtues të KLSH-së, Agjensisë së Sigurimit të Depozitave, etj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›