E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërkombëtarët takojnë Ramës: Ta themi për herë të dytë. Nuk mund të ketë karta falas

Si në të gjitha rastet e tjera, edhe kësaj here ambasadorët perëndimorë po ndërhyjnë për të qetësuar “gjakrat” në politikën shqiptare. Katër diplomatë perëndimor në Tiranë, kanë zhvilluar një takim sot me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Ambasadori amerikan Xhon Uithers, kreu i delegacionit të komisionit Europian Helmut Lohan dhe Ambasadorja ceke Marketa Fialkova, kreu i OSBE në Tiranë, Robert Bosch janë takuar me kreun e Bashkise së Tiranës. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë që ambasadorët kanë diskutuar për situatën politike në vend, veçanërisht në procesin e pajisjes me karta identiteti të shtetasve.  Ambasadorëve u është dashur tia përsërisin edhe një herë Ramës se karta falas nuk mund të jepen ashtu sikurse ai pretendon

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›