Një ditëlindje ndryshe për Arbrin
Nata për Besartën dhe Jonidën ka kaluar duke përgatitur surprizën e ditëlindjes së Arbrit, që dje mbushi 21 vjeç.Besarta ka bërë gjithçka që Arbri të mos ta marrë vesh që po përgatisnin një dhuratë, duke marrë si roje herë Polin dhe herë Jonidën. Ai është ende në gjumë, ndërsa banorët i kanë ngjitur një mesazh urimi në dollap. Jonida e zgjon atë, duke e uruar për ditëlindjen dhe e puth. Arbrin e uron dhe e puth edhe Besarta dhe të gjithë banorët e shtëpisë. Ai ndjehet shumë i gëzuar që merr urime nga të gjithë. Ndërsa Olsi me Polin bisedojnë se kur do të festohet ditëlindja e Arbrit. Olsi është i mendimit që më mirë ta festojnë në darkë dhe jo në drekë.
Arbri për Magdalenën
Najada e pyet Arbrin për të dashurën e tij, Magdalenën. Ai i tregon se shkon me familjen e Magdalenës dhe thotë se ajo ka edhe një vëlla më të vogël. Ai tregon se në familjen e Magdalenës janë njerëz seriozë dhe familjarë, ndërsa xhaxhallarët i ka shumë aventurierë dhe se udhëtojnë shumë jashtë. Najada e pyet mbi moshën e Magdalenës dhe Arbëri i përgjigjet se janë moshatarë. Najada bën llogaritë dhe thotë se janë lidhur shumë të rinj kur Arbri ka qenë rreth 18 vjeç, kalamaj - thotë ajo. Arbrit nuk i vjen mirë dhe i kujton Najadës lidhjen e saj të parë që 13 vjeç. Arbri shton se edhe Magdalena e sheh "Big Brother Albania" pavarësisht se nuk e kupton, por Arbri thotë se ndoshta ja përkthen motra e Arbrit. Ai tregon se ndihet shumë rehat me të dhe është një lidhje shumë e lirshme, shprehet ai. Po ashtu thotë se nuk janë aspak posesivë me njëri-tjetrin dhe se asnjëri nuk e ka pyetur tjetrin se ku po shkon, ku ishe ose kush të ka marrë në telefon etj. Arbri thotë se një lidhje e tillë është edhe më jetëgjatë. Ai tregon se në Itali ka më shumë shoqëri me femrat se me meshkujt, por thotë për Magdalenën se ajo është përshtatur dhe nuk është xheloze.
Olsi organizon surprizën për Arbrin
Olsi mbledh vajzat te dhoma jeshile dhe i propozon atyre të bëhen pjesë e surprizës për Arbrin. Ai i kërkon vajzave të bëjnë striptizë për Arbrin, asgjë e ekzagjeruar, por të kërcejnë bukur rreth e rrotull tij. Ai thotë se edhe muzika po bëhet gati. Olsi u tregon vajzave planin. Ai do t‘i lidhë sytë Arbrit, ndërsa vajzat dalin dhe i kërcejnë pranë. Ai thotë që Arbri do ta pëlqejë jashtë mase shumë. Vajzat janë dakord me këtë propozim. Olsi i këshillon vajzat që të vishen në mënyrë të veçantë për natën e sotme. Besarta i kërkon Olsit t‘i japë atyre një bluzë të tijën, tek e cila do të shkruajnë diçka të gjithë banorët e shtëpisë dhe t‘ia japin Arbrit si kujtim.
Vajzat po bëhen gati për të realizuar planin e surprizës për Arbrin. Të gjitha janë veshur me funde të shkurtra dhe janë lyer në mënyrë të veçantë. Madje Romina ka vënë edhe paruke dhe ka grisur getat për ta bërë sa më të paharrueshme këtë ditëlindje. Astriti mundohet me tërë zotësinë e tij ta mbajë Arbrin larg përgatitjeve të surprizës në mënyrë që ai të mos ketë pikën e dyshimit për atë çka banorët po përgatisin. Në ndihmë të Astritit del edhe Poli, për të qenë të sigurtë që Arbri të mos hyjë brenda shtëpisë.
Olsi për martesën
Banorët janë mbledhur në kopsht dhe bisedojnë. Biseda ka vazhduar mbi angazhimet familjare dhe martesën. Olsi thotë se ka dëshirë që në të ardhmen të ketë një familje të tijën, por ai tani për tani nuk ndjehet absolutisht gati dhe i trembet marrjes përsipër të një përgjegjësie të tillë përkushtimi, ndërkohë që ka ende dëshirë të eksplorojë.
Najada me Besartën për kandidimet
Noçe me Besën janë distancuar nga pjesa tjetër e banorëve dhe bisedojnë mbi kandidimet. Najadës i duket sikur loja ka nisur nga fillimi me hyrjen e dy vajzave të reja. Ajo shpjegon se si e sheh lojën brenda shtëpisë. Najada pohon se për të dalë vetë mirë duhet të nxjerrësh domosdoshmërisht tjetrin të keq. Vajzat kujtojnë çastet e fillimit kur hynë në shtëpi, që bënin edhe më shumë debate, sepse nuk njiheshin. Najada i tregon Besartës për Rominën, e cila nuk i pëlqen shumë, por e dinte se do të kandidohej nga të tjerët dhe do dilte në kandidim, prandaj mundohej të kandidonte të tjerë. Ajo mendon se ndonjëherë me atë që rri më shumë në shtëpi, prej atij e pëson, ashtu siç e pësoi Leonardi nga Najada. Ajo është e parimit sy për sy e dhëmbë për dhëmbë, ai person që do ta kandidojë, atë person do të kandidojë. Najada kujton banorët që nuk e kanë kandiduar. Ajo thotë se është shumë keq që të rrish tërë ditën me një person dhe pastaj kur del jashtë të dëgjosh se ai person të ka kandiduar, si për shembull të dëgjosh që Olsi ka kandiduar Noçen.